E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma Tregtisë dhe Caritasi memorandum për njerëzit në nevojë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, angazhohet për sensibilizimin e biznesit për të ndihmuar Caritasin shqiptar në veprimtari humane. Kryetari i DHTI, Nikolin Jaka si dhe drejtori i Caritasit Shqiptar, Albert Nikolla nënshkruan memorandumim e bashkëpunimit që synon organizimin e veprimtarive të përbashkëta me qëllim ardhjen në ndihmë të grupeve të popullsisë në nevojë.

Drejtori i Caritasit Shqiptar, Nikolla vlerësoi këtë memorandum me Dhomën e Tregtisë, ndërsa theksoi se biznesi tashmë po merr gjithnjë e më tepër edhe përgjegjësi sociale. Aktualisht anëtarë të kësaj Dhome janë rreth 2500 biznese. Sipas njoftimit të Dhomës së Tregëtisë mësohet se ky bashkëpunim vjen i formalizuar më Caritas Albania ka në thelb të tij dimensionin humanitar të sipërmarrjes shqiptare, ndaj shikohet si e një lloji të veçantë dhe me një përgjegjësi të lartë sociale. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh pas nënshkrimit të këtij memorandumi se ky është një moment i rëndësishëm për biznesin, pasi kërkon një sensibilitet të një lloji krejt tjetër dhe është për të mbështetur shtresat në nevojë. Duke qëndruar në këtë linjë ai bëri të qartë se Dhoma merr përsipër të nisë një fushatë sensibilizuese për bizneset anëtare dhe jo të saj që në momente të caktuara kur Caritas të ketë nevojë të jenë afër fizikisht dhe me ndihma konkrete. Në të vërtetë biznesi shqiptar e ka bërë këtë  dhe herë tjetër, por dimensioni i ri i Dhomës në këtë marrëveshje bashkëpunimi i jep një aspekt tjetër human. Nga ana e tij drejtori i Caritas Albania, zoti Nikolla e vlerësoi si një moment të rëndësishëm këtë për shoqatën që ai drejton pasi sipas tij e gjithë ndihma e derisotme ka ardhur nga jashtë dhe fakti që për herë të parë biznesi shqiptar merr përsipër këtë hap, është një tregues evropian i mënyrës se si funksionon Dhoma e Tregtisë Tiranë. Ky memorandum ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit dhe organizimit të veprimtarive konkrete në drejtim të realizimit të veprimtarive të përbashkëta me qëllim ardhjen në ndihmë të grupeve të popullsisë në nevojë si dhe kryerjen e veprimtarive humanitare të përbashkëta për rastet e fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të tjera, për grupe të caktuara të popullsisë apo të bizneseve të caktuara të përfshira në këto fatkeqësi.

Last Updated on E Premte, 02 Prill 2010 20:01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›