Autoriteti i Ushqimit: Buka të shitet me ambalazh letre
TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka kërkuar prodhuesve të bukës në vend, që të fillojnë të shesin bukën e ambalazhuar në letër dhe jo në plastikë.
Gjatë një takimi të premten në Tiranë, Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe prodhues të bukës, diskutuan për forcimin e kontrollit në tregun e prodhimeve të brumit dhe veçanërisht të bukës, për cilësinë e miellit dhe peshën e bukës.
Prodhuesit kërkuan që të mbyllen furrat e palicencuara, të kontrollohen jo vetëm furrat, por dhe dyqanet ku shitet buka. Sipas tyre, në matjen e cilësisë nuk duhet të përdoren standadet ISO, por norma të tjera pasi ky është prodhim artizanal.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Genc Juka deklaroi se, standardet nuk do të ndryshohen, por do të respektohen të gjitha normat teknike dhe higjieno-sanitare. Juka e quajti të papranueshme prerjen e bukës në makineri, si një proçes jo higjenik.
(er.nu/BalkanWeb)