E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, krim në familje, 18-vjecari vret babanë

SHKODËR- Krimi brenda familjes godet një familje në fshatin Prekal të qytetit të Shkodrës.

Burime të policisë së qytetit verior bëjnë me dije se 18-vjecari Sokol Marku ka vrarë me armë zjarri, babain e tij Zef Marku 45-vjec.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në familjen Marku në fshatin Prekal, ku dhe për shkak të motit te keq policia e kishte të vështirë të njoftohej nëpërmjet telefonit, për shkak të linjave telefonike të prishura.

Blutë e Shkodrës ende nuk bëjnë me dije shkaqet e krimit, ndërkohë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë tragjedi familjare.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›