E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili, vlerëson punën e ministrisë së vet

“Situata u përballua me efikasitet të plotë dhe nuk pati asnjë vdekje për shkaqe mjekësore, që lidheshin me këtë situatë të krijuar”, tha Vasili.

 Ai informoi se janë realizuar 107 operacione të njësisë së helikopterëve të shëndetësisë (me mbi 112 orë fluturimi) për të transportuar e 107 pacientëve, raste të një graviteti të rëndë për shëndetin. Nga këta pacientë asnjë nuk ka humbur jetë, ndërsa mbi 90 % e tyre janë drejtuar në spitalet rajonale si Shkodër, Korçë, Ersekë, Pogradec, etj.

Vasili tha se “janë bërë 109 transporte të tjera  me rrugë tokësore, por në vështirësi të mëdha, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe banorët, duke transportuar 113 pacientë, të cilët janë drejtuar mbi 90 % në spitalet rajonale”. 

Duke informuar mbi furnizimin me barna të banorëve në komunat e bllokuara, Vasili tha se janë shpërndarë paketat e medikamenteve shtesë në 97 komuna. “Operacioni i barnave shtesë u përballua me donacione të kompanive farmaceutike me vlerë 24 milion lekë, pa prekur buxhetin e shtetit”, tha Vasili. Sipas tij, sjellja e sistemit shëndetësor në këtë situatë emergjence ishte në bazë të planit operacional, të realizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.  Deri tani në të gjithë vendin rezultojnë 4 komuna të izoluara, nga të cilat në 1 në Qarkun e Kukësit dhe 3 në Qarkun e Shkodrës. /Start/

                                                                                             2012-03-01 14:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›