E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 55-vjecari plagos kunatin, më pas vret veten

GJIROKASTER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sokratik, të komunës Dropull i Poshtëm në Gjirokastrër. Shtetasi Agim Dida, 55-vjec ka plagosur për motive ende të paqarta, kunatin e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas burimeve të policisë së Gjirokastrës, Dida u vetëvra në momentin kur policia e ka rrethuar për ta arrestuar. Gjithashtu mësohet se i plagosur është shtetasi Alket Salaj 38-vjec, edhe ky në gjendje të rëndë.

Shtetasi Agim Dida mësohet se ka diskutuar me kunatin e tij në afërsi të një lokali në fshat, e më pas e ka qëlluar atë me armë tip pistolete në kraharor.

Dyshohet se Dida ka pasur probleme me bashkëshorten, ndërsa flitet edhe për një divorc të mundshëm në çift çka mund të jetë bërë edhe shkak për debatin mes tij e kunatit.

Policia e Gjirokatrës po heton mbi ngjarjen, për ta zbardhur të tjera detaje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›