Detyrimet e prapambetura, 244 biznese nga kategoria VIP
18/08/2011 Drejtoria e Taksave në Bashkinë e Tiranës ka shtuar kontrollet dhe rezultatet
Rreth 620 subjekte në Tiranë kanë afat deri në fund të vitit që të shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe të përfitojnë kështu nga ligji i faljes. Drejtoria e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës ka evidentuar deri më tani këto subjekte, pasi ka vazhduar punën për nxjerrjen e borxheve. Tashmë 377 subjekte të Biznesit të Madh dhe 244 të biznesit VIP janë njoftuar duke u bërë të ditur edhe detyrimet e prapambetura që ata kanë. “Drejtoria e Tatim-Taksave ka bërë thirrje për respektim të afateve për shlyerjen e borxheve, duke u kujtuar subjekteve se në rast të kundërt nuk do të përfitojnë dot nga ligji i faljes së gjobave dhe si pasojë, do të mbetet në fuqi edhe detyrimi edhe penaliteti”, - kanë theksuar dje në një njoftim për shtyp burime zyrtare pranë kësaj drejtorie. Ndërkaq, i gjithë personeli i Drejtorisë së Tatim-Taksave ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet gjatë tre javëve të fundit. Kjo ka ardhur edhe falë reduktimit të informalitetit, rritjes së kontrollit dhe menaxhimit me efiçencë të fondeve publike.
Rritja e të ardhurave
Drejtoria e përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore është struktura përgjegjëse për vjeljen e taksave dhe tarifave vendore të përcaktuara në ligjet dhe vendimet e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu kjo drejtori ndjek marrëdhëniet me Agjentët Tatimorë për taksat dhe tarifat vendore. Burimet zyrtare të kësaj drejtorie në Bashkinë e Tiranës kanë bërë me dije se janë rritur të ardhurat, është shtuar numri i kontrolleve, ka nisur puna për mbledhjen e borxheve, si dhe janë marrë masa në rastet e konstatimit të paligjshmërisë në territorin e kryeqytetit. “Niveli i mbledhjes së taksave deri në fund të muajit korrik nga Bashkia e Tiranës, ishte 55 për qind krahasuar me muajin korrik të vitit të shkuar. Sot, niveli i mbledhjes së taksave është rritur me 13 për qind, pra 68 për qind, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Kontrollet e inspektorëve të tatim-taksave gjatë këtij viti kryheshin 1 deri 2 herë në muaj. Sot, këto praktika janë shumëfishuar në funksion të reduktimit të informalitetit”, - theksuan burimet zyrtare.
Bizneset e paregjistruara
Inspektorët e Tatim-Taksave kanë rritur kontrollet në terren duke evidentuar dhe marrë masa në rastet e mosrespektimit të ligjit. Kështu, janë evidentuar 369 subjekte tregtare të paregjistruara dhe janë marrë masat për futjen e tyre në skemën e pagesës së taksave. “Drejtoria e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, në çdo rast komunikon me subjektet dhe lë afate për shlyerje, kur konstatohen paligjshmëri. Pas kalimit të afatit, ndërmerr masa ligjore. Drejtoria e Tatim-Taksave vlerëson se komunikimi i mirë me bizneset, është i rëndësishëm. Gjithashtu, Drejtoria e Tatim-Taksave është e vendosur, për respektimin dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë rigoroze”, - njoftuan burimet. Gjithashtu, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake janë marrë masa për lirimin e hapësirave publike në 247 raste dhe rikthimin e tyre për qytetarët.