Autoriteti rajonal shëndetësor, rreth 70 për qind e të prekurve humbasin jetën
26/09/2011 Përhapje e frikshme e kancerit në vendin tonë
Shtimi në mënyrë të frikshme i rasteve të evidentuara me sëmundje të kancerit në vendin tonë, ka ngritur gjendjen e alarmit ndër radhët e bluzave të bardha. Duke iu referuar të dhënave të raportuara nga vizitat mjekësore të kryera, mjekët deklarojnë se çdo vit raportohen rreth 5 mijë pacientë të prekur nga lloje të ndryshme kanceresh. Por ajo që shihet edhe më shumë shqetësuese, është fakti se rreth 70 për qind e pacientëve përballen me pasoja fatale për jetën, pasi zbulimi i sëmundjes është bërë në shkallë tepër të rënduar, ku edhe ndërhyrja mjekësore, sado e specializuar të jetë, nuk jep efikasitetin e duhur. Ndonëse më parë të rrezikuar nga kjo sëmundje rezultonin të ishin moshat e rritura, fatkeqësisht sot situata ka ndryshuar, pasi kanceri po prek gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë. Drejtoresha e Autoritetit Rajonal Shëndetësor, Liljana Ramasaco, ka deklaruar se kjo përqindje e lartë e vdekshmërisë nga kanceri është mjaft shqetësuese, duke e krahasuar atë me të dhënat e raportuara nga vende të tjera, shifër e cila raportohet të jetë në masën 40 për qind. Kjo situatë sjell edhe pakësimin e mundësive për ndërhyrje të suksesshme trajtimi. “Në botë shifrat e shërimit arrijnë në 40-60 %, në një kohë që në vendin tonë jemi në shifrat 25-30 % për sa i përket shërimit. Ajo që na shqetëson është vdekshmëria në shifra të larta në krahasim me vendet e tjera të botës”, thotë Ramasaco. Lidhur me përhapjen e këtyre rasteve te moshat e reja, numri një i autoritetit rajonal shëndetësor, sqaron se llojet më të shpeshta janë kanceri i mushkërive, i ndjekur nga ai i gjirit. Përkatësisht 32 për qind janë prekur nga kanceri i mushkërive dhe 22 nga ai i gjirit.“Kryesisht përqindjen më të madhe të llojit të kancerit e zë kanceri i mushkërive dhe pas tij ai i gjirit. Ne na ka bërë të shqetësohemi prekja e moshave të reja nga kjo sëmundje, kryesisht e grave sa i përket kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës”, shprehet Ramasaco. Sipas të dhënave të raportuara nga ASHR, pohohet se vetëm 7 për qind e pacientëve e zbulojnë sëmundjen në stade të hershme, 30 për qind e tyre në stade më të rënda, por që falë trajtimeve kanë mundësi të gëzojnë edhe disa vite jetë më shumë. Ndërsa pjesa e mbetur paraqiten te mjeku në momentet e fundit, kur sëmundja ka përparuar aq shumë, sa është e vështirë të bëhet kurimi i saj me sukses.
Duke iu referuar këtyre të dhënave problematike, mjekët këshillojnë që për të parandaluar në kohë këto probleme duhen bërë vizita të shpeshta tek mjeku specialist që në moshë të re. Po ashtu, duhet treguar kujdes edhe ndaj faktorëve shkaktues, ku ndër më problematiket mbeten ndotja e ambientit, stili sedentar i jetesës, si dhe konsumi i produkteve të dëmshme si duhani apo alkooli.