Task Force aksion per zhurmat e lokaleve
Policia Bashkiake e Tiranës, drejtoria e policisë së qarkut dhe ministria e mjedisit ndërmorrën në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës një aksion për lokalet që ngrinin volumin e muzikës duke shqetësuar banorët.
Aksioni nisi rreth orës 23:30, dhe ai pason deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha, në mbledhje e qeverisë, për shqetësimin që vjen nga zhurmat e lokaleve me muzikë, për banorët dhe turistët në këtë sezon veror.
Sipas policisë bashkiake të Tiranës, kontrollet për zhurmat janë sitematike në Tiranë. Vetëm në 10 ditët e fundit janë lëshuar 8 urdhëra për pezulimin e aktivitetit, 32 masa administrative me gjoba nga 50 mijë-500 mijë lekë të reja.
Në aksionet e saj policia bashkiake ka bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit dhe policinë e Rendit.
Policia e rendit do të mbështeste task-forcën për zhurmat me sekuestrimin e pajisjeve që shkaktojnë zhurmën dhe me shoqërimin e personave përgjegjës.
Lokalet në ambjente të mbullura lejohen të mbajnë muzikën deri në orën 23:00 të mbfrëmjes, ndërsa lokalet me ambjente të hapura cdo ditë të javës deri në orës 23:00 dhe vetëm për të shtunat dhe të dielat deri në orën 23:30.