E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshen-Kalimash, shmanget avaria

Rreshen- Zhvendosjet tektonike te dherave dhe shkembinjve disa here kane vere para te papriturave ndertuesit e rruges Durres-Kukes. Dy dite me pare, nje goditje e forte e nendheshme ka bere qe te demtohet nje pjese e konsiderueshme ne tunelin 5,6 km te gjate, qe lidh komunen e Fanit ne Mirdite, me ate te Kalimashit ne Kukes. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne tunelin e majte, disa metra ne thellesi te tij. Punetoret qe punonin aty kane shfaqur panik te madh, ne momentin e shembjes se shkembinjve, te cilet kane arritur te cajne veshjet e betonit. Punetoret treguan per keto momente, duke u shprehur se nga firma jane marre masat e menjehershme per te shmangur avarine dhe ndonje pasoje tjeter te rende. Nderkohe qe specialistet e avarive kane nderhyre menjehere, duke rikthyer situaten ne normalitet pak ore me pas. Ende po behen analizat perkatese, nese nje ngjarje e tille ka ardhur si rezultat i shkarjeve masive te dheut, apo ka te beje me cilesine e betonit me te cilen po behet veshja anesore e tunelit. Po keshtu, ne shume raste te tjera specialistet qe po merren me ndertimin e kesaj rruge jane ndeshur me shume te papritura gjeologjike. Edhe ne fshatin Mashterkor, rreshqitjet e dheut kane bere qe te prishet nje mbikalim, po ashtu jane shembur 2 kembe urash ne ate 5 dhe 6 ne komunen e Oroshit. Edhe ne keto raste firma ka nderhyre menjehere duke bere te mundur qe eleminohen avarite e mesiperme. Vete drejtuesit e firmes ndertuese "Bechtel-Enka", kane marre te gjitha masat qe te mos ndryshojne ritmet e punes, nderkohe qe shume spostime dherash kane qene te paparashikuara me pare nga studimet gjeologjike te rruges. Ne keto incidente mesohet se nuk ka pasur asnje te lenduar dhe se ndertimi i ketij segmenti, pjese e projektit Durres-Kukes po behet me ritme te larta dhe pritet te mbaroje ne afatin e percaktuar. Mesohet se puna po vijon me ritme te konsiderueshme dhe tashme nga Rresheni deri ne Reps traseja e rruges ka marre formen e plote te saj, kurse mjetet e firmes mund te levizin pa asnje nderprerje, ndonese ajo eshte shtruar deri ne nivelin e inerteve. Here pas here specialistet ne kete aks kontrollojne punimet e kryera dhe cilesine e tyre, ndersa cdo veprim i punetoreve eshte i monitoruar.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›