E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Fier-Lushnjë, “ok” masterplanit për zhvillimin urban

13/01/2009  KRRT, Fier gati për pritjen e projekteve nga subjektet private që duan të ndërtojnë

FIER- Miratohet në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të qarkut Fier për këtë vit detyra e projektimit të masterplanit, për mbrojtjen dhe zhvillimin urban të zonës përgjatë autostradës Lushnjë-Fier. Kreu i Këshillit të Qarkut Fier, Luan Muçaj, gjatë kësaj mbledhjeje shpjegoi qëllimin dhe rëndësinë që merr miratimi i këtij masterplani, sipas të cilit, shënon përcaktimin e kufijve dhe zonave që do të përdoren përgjatë kësaj rruge për ndërtim konform kritereve të përcaktuara sipas ligjit urbanistik.

Projekti

Në të dyja anët e rrugës nacionale të autostradës Fier-Lushnjë janë menduar të vendosen objektet e shërbimit publik bar-restorante dhe shërbime të karakterit prodhues. “Në këtë mënyrë unë u bëj thirrje gjithë bizneseve të qarkut Fierit, ka thënë ndër të tjera kreu i qarkut Fier, Luan Muçaj, që në bazë të kriterit urbanistik të sjellin projektet e tyre të ndërtimit për miratim përgjatë kësaj autostrade. Përgjatë kësaj autostrade do të ngrihet edhe një qendër e rëndësishme tregtare, e cila do t’i jap një hov të mëtejshëm industrializimit të këtyre 2 qyteteve”, tha Muçaj. Po sipas këtij të fundit masterplani përfshin zonën autostradale nga fshati Mbrostrar deri në vendin e quajtur Rotondo në Lushnjë. Sipas specialistëve të KRRT-së Fier, në përputhje me ligjin urbanistik ngritja e bizneseve dhe shërbimeve publike përgjatë kësaj vije do të shpërndahet në mënyrë të barabartë mes shërbimeve publike dhe subjekteve me karakter prodhues. Sipas një projekti të papërfunduar në këtë autostradë me gjatë 30 km, synohet të ngrihen rreth 12 shërbime publike si bar-restorante, pika karburanti, servis mjetesh dhe biznese prodhues frigoriferike, prodhim pijesh, sallamerie si dhe shërbim hotelerie. Studimi i masterplanit për zhvillimin urban kalon paralel me autostradën Lushnjë-Fier si dhe kufizohet në krahun e djathtë në drejtim të Lushnjës duke krijuar një gjelbërim gjatësor paralel me rrugën. Për ndërtimet përgjatë autostradës së re vija e ndërtimit është përcaktuar rreth 40 m larg saj dhe në të njëjtën kohë është përcaktuar edhe distanca për objektet e ndërtimit të karburanteve.

ZHVILLIMI

Projekte për 12 subjekte

Shërbime publike

Bar-restorante

Hoteleri

Karburante

Pika servisi

Qendër tregtare

Subjekte prodhuese

Prodhim pijesh

Sallameri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›