Presidenti sulm politikës për pronat
13/01/2009 Kreu i shtetit pret përfaqësuesit e shoqatës së të shpronësuarve “Pronësi me drejtësi”
“Çështja e pronave analoge me të dosjeve. Flasin abuzuesit më të mëdhenj”
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka ndarë dje të njëjtin mendim me përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me drejtësi” lidhur me zvarritjen e zgjidhjes përfundimtare e të drejtë të çështjes së pronave, sipas të cilëve është analoge me çështjen e dosjeve të lustracionit. Sipas kreut të shtetit, demagogjinë për të zgjidhur këto dy çështje po e bëjnë nga njëra anë abuzuesit më të mëdhenj të pronave dhe nga ana tjetër ata që mund të kenë qenë të lidhur në shumë mënyra me regjimin, por që sot akuzojnë të tjerë që s’kanë pasur asnjë lloj lidhje me të. Gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqatës, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për këtë çështje, Presidenti Topi vlerësoi se ende abuzohet me pronat. Ai i garantoi ata se do të inkurajojë institucionet kushtetuese që të zbatojnë pikërisht detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
Kritikat
Çështja e pronave jo vetëm për ish-pronarët, por edhe për numrin një të shtetit shqiptar shihet me mjaft shqetësim. Gjatë një takimi të hapur që zhvilloi me përfaqësuesit e “Pronësi me drejtësi” Presidenti Topi tha se, sipas informacioneve zyrtare që disponon, me pronat ka abuzime dhe korrupsion. “Duhet të flasim hapur: çështja e pronave në mjaft raste mbahet peng në funksion të zbatimit të ligjit. Në këndvështrimin tim dhe nga informacionet që marr, ende abuzohet shumë me pronat”, - theksoi Topi. Duke shfrytëzuar këtë takim për të sulmuar në mënyrë indirekte klasën politike shqiptare, kreu i shtetit ka vlerësuar si një paradoks të vërtetë edhe propagandën që bëjnë për parimet dhe legjitimitetin e pronës pikërisht ata persona që, sipas tij, i kanë zgjatur shumë duart nëpër pronat shtetërore dhe pronat e të tjerëve. Ai tha se psikologjia e regjimit komunist në raport me pronat fatkeqësisht vazhdon të projektohet edhe tani në vitin 2009. “Por gjëja më e papranueshme është kur deformohet realiteti, kur njerëz që njihen me gisht si zaptues pronash, sjellin nën akuzë pikërisht njerëzit dhe kontingjentin e njerëzve që janë më të ndershëm. Çështja e pronave shumë e ngjashme me çështjen e dosjeve të lustracionit. Njerëz që mund të kenë qenë të lidhur në një mijë mënyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnë të tjerë që s’kanë pasur asnjë lloj lidhje me regjimin. Pra, kësaj shoqërie duhet t’i kthehet morali”, - vijoi kreu i shtetit. Topi kujtoi se të gjithë ata abuzues me mburojë politike do të përballen nesër me ligjin, kur të mos e kenë më këtë mbrojtje. Në vijim ai përmendi edhe sulmin që u bë ndaj tij nga mazhoranca qeverisëse për dekorimin e ish-prokurorit Skënder Breça, duke vënë në dijeni se procedura është anuluar.
Angazhimi
Ish-pronarët kanë marrë pa dalë nga zyra e Presidentit garancinë e këtij të fundit për të ushtruar ndikimin e tij në pozicionin kushtetues si President te partitë politike, të cilat, sipas tij, kanë pjesën e tyre të rëndësishme në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës. Ai premtoi gjithashtu se do të inkurajojë institucionet kushtetuese që të zbatojnë pikërisht detyrimin që u vjen nga Kushtetuta dhe nga ligji në funksion të kthimit legjitim të pronës, e cila kërkohet jo vetëm prej tyre, por edhe nga institucionet ndërkombëtare të së drejtës.