Autostrada Levan-Tepelenë, punimet me ritme frenetike
15/07/2009 Si do të ndikojë në zonë
FIER- Vijojnë normalisht punimet për ndërtimin e autostradës Levan-Tepelenë, aks i cili financohet nga “Bejr” dhe “Berzh” me vlerë rreth 70 milionë euro. Segmenti i autostradës Levan-Tepelenë është pjesë e korridorit Veri-Jug. I prenotuar dhe nisur në terren, seksioni Levan-Tepelenë paraqet një rrugë me gjatësi rreth 70 km, 60% i të cilit do të jetë aks i ri dhe 40% e të cilit do të jetë përmirësim i rrugës ekzistuese. Gjerësia e asfaltuar e rrugës do të jetë 10.5 m me dy korsi nga 3.75 m .Segmenti i parë Levan-Damës (Mallakastër) ka një gjatësi prej 37.5 km, ndërsa segmenti i dytë Damës-Tepelenë ka një gjatësi prej 32.5 km. Punimet në seksionin e parë Levan-Damës po kryhen nga firma italiane “Todini”, ndërsa për seksionin e dytë nga Damësi në Tepelenë po kryhen nga një firmë austriake. Punimet e ndërtimit për këtë aks do të zgjasin 30 muaj dhe do të përfshijnë ndërtimin e 50 urave, 48 veprave të vogla të artit etj. Shpejtësia e parashikuar varion nga 80-100 km në orë. Mbikëqyrja e punimeve me financim nga delegacioni i Komisionit Evropian me vlerë 2.6 milionë euro do të kryhet nga bashkimi i kompanive italiane “Teknikal” . Firma “Todini” deri tani ka hapur më shumë se 20 km të aksit rrugor. Për rreth 37 km rruga përshkon një terren kryesisht fushor, buzë lumit Vjosa dhe bashkohet me rrugën ekzistuese Fier-Tepelenë në Damës. Ky segment ndjek luginën e Vjosës dhe shmang pothuajse të gjithë zonën e vështirë kodrinore të Ballshit. Rruga arrin më pas në Tepelenë duke ndjekur pak a shumë gjurmët ekzistuese me përmirësimet e ndjeshme të karakteristikave gjeometrike dhe sidomos për përdoruesit. Përveç përfitimeve direkte në shkëmbimin transit të mallrave dhe qendrave të banuara në jug e më tej drejt Greqisë dhe anasjelltas rruga e re do të sjellë një lidhje më të mirë me zonën dhe pjesën tjetër të vendit dhe do të lejojë banorët e fshatrave të disponojnë të gjitha lehtësirat për akses të shpejtë në qendrat e banuara e të mëdha si dhe do të gjallërojë ekonominë lokale dhe bizneset e vogla përgjatë infrastrukturës. Lehtësimet e trafikut për aksin Fier-Tepelenë parashikohet që në vitin 2015 të arrijë në mbi 6000 mjete në ditë.