E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hilton” për herë të parë në tokën shqiptare

15/07/2009  Hoteli prestigjioz

Për herë të parë në vendin tonë do të ndërtohet një hotel i markës “Hilton”. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e djeshme lejen për shesh ndërtimi për godinë 1, 2, 3 kate dhe 6 kate dhe me një kat parkimi nëntokësor pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me destinacion hotel “Hilton-Prezë”. Kryeministri Berisha, drejtuesi i Këshillit, ka vlerësuar me nota maksimale ndërtimin e këtij projekti dhe përgëzoi kompaninë, e cila ka bërë një punë shumë serioze, si dhe autoritetet vendore, për mënyrën se si i kanë zgjidhur të gjitha problemet. Sipas tij, instalimi i “Hilton” në Shqipëri është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për vendin. Ai thumboi kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. “Natyrisht, duhet të jemi të qartë se sa të jetë Edi Rama kryetar bashkie në Tiranë nuk mund të ndërtohen shkolla dhe hotele. Por fatmirësisht në periferi ka zona shumë të bukura, ku mund të instalohen këto projekte”, - tha Berisha. Hoteli “Hilton-Prezë” do të jetë me 5 yje dhe do të ndërtohet vetëm 500 metra larg nga hyrja e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza". Hoteli do të ketë 200 dhoma dhe 300 rezidenca hoteliere, 2 pishina dhe një fushë tenisi. Projekti do të realizohet nga shoqëria “Albanian Hospitality”, një grup investitorësh hotelierë anglezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›