Autostrada Levan-Vlore
Ndërtimi i Urës mbi lumin Vjosë, pjesë e autostradës, është në fazën e saj përfundimtare.
E shumpërfolur si ura kryesore e autostradës Levan-Vlorë, pjesë e rëndësishme e nyjes kombëtare Veri-Jug, ura në fakt ka nisur prej fillimit të punimeve të kësaj autostrade.
Ura është urë e përcaktuar për kalim automjetesh dhe jo për këmbësorë.
Specialistë të kontaktuar pohuan se me ecurinë e punimeve parashikimi është që në datën e festës sonë kombëtare ura të jetë vënë në shërbim të lëvizjes së automjeteve.
Po kështu nga Levani deri në Stacionin e pompave në Komunën Novoselë Vlorë është duke u hedhur shtresa e fundit e asfaltit dhe kjo do të bëjë të mundur që në këtë festë kombëtare udhëtimi për në qytetin e flamurit të bëhet nëpërmjet autostradës në më pak se 25 minuta.
Autostrada Levan-Vlorë ka një gjatësi prej 25 km, gjerësi prej 31.5 m dhe përbëhet nga 4-korsi. Shpejtësia e lëvizjes së mjeteve do të jetë 120-130km/orë.