E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e takses doganore per makinat

Çdonjëri që do të importojë një makinë të përdorur, që nga 1 Dhjetori do të paguajë më shumë në doganë.

Është botuar së fundmin në fletoren zyrtare udhëzimi i Ministrit të Financave, për rritjen e çmimit të referencës së importimit të automjeteve të përdorura.

Praktika e re përjashtonte nga taksat makinat e prodhuara të tre viteve të fundit, ndërsa për kategoritë e tjera do të aplikoheshin tarifa më të reduktuara, në bazë të koefiçentëve, të cilët paguhen një herë në vit.

Për të vërtetuar vlerën, drejtuesit e makinës paraqesin faturat, sa për procedurë, pasi dogana zbaton skemën e saj të referencës.

Për të vërtetuar vlerën e saktë të mjetit, dogana përdor disa burime, por më kryesori është revista “Quattroroute”, e cila azhornon çmimet e makinave sipas vitit të prodhimit, llojit të karburantit dhe fuqisë motorike.

Me ligjin aktual, dogana nuk pranonte vlera të mjeteve më poshtë se 70% nga sa përcaktonte revista, kurse me propozimin e fundit të ministrit të Financave, tashmë kufiri rritet në 80%.

Pra, askush nuk mund të pretendojë të importojë një makinë me çmim më pak se 80% nga sa thuhet në listën referencë të doganave. Për hartimin e këtyre ndryshimeve, ministri kishte ngritur një grup pune ad-hoc, për të vlerësuar gjendjen e tregut.

Pas rritjes së taksës së doganës, një makinë që kushtonte 5000 euro, bazuar në çmimin e revistës Kuatroruote, së bashku me TVSH-në do i duhet tashmë të paguaj 800 euro taksa nga 700 euro, që duhet të paguante më parë.

Pra një rritje prej 100 euro më shumë taksa doganore për makinën e vjetër.

Pas zbatimit të formulës së re për makinat e importuara, në ditët e para të muajit shtator u regjistruan importe të konsiderueshme të mjeteve, gati 100 copë në ditë, ndërsa shteti po rriste të ardhurat.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga ministria, për vitin 2012 parashikohen rreth 100 milionë dollarë të ardhura nga taksat e reja për makinat. Formula e re për llogaritjen e detyrimit bazohet te viti i prodhimit me koeficient 0.18 dhe që rritet çdo vit me 0.01, dhe te fuqia motorike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›