Beograd, Tadic: Jo hyrjes se Serbise ne NATO
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic përjashton një hyrje të vendit të tij në NATO duke konfirmuar se Serbia do të mbetet vend me neutralitet ushtarak.
“Kjo qeveria nuk ka ndërmend të organizojë një referendum mbi futjen e Serbisë në NATO. Askush nuk ka ndërmend të ndryshojë rezolutën e parlamentit mbi neutralitetin ushtarak, dhe askush nuk mendon të integrojë Serbinë në NATO”- ka thënë Tadic në një intervistë në nurim e fundit të të përjavshmes serbe Vreme.
Por në të njëjtën kohë ka konfirmuar impenjimin e Beogradit në programin e partnershipit për paqen me Aleancën e Atlantikut, faza tjetër e të cilës- ka thënë- do të përcaktohet brenda mandatit të qeverisë aktuale.
Raporti mes Beogradit dhe NATO-s janë rënduar mjaft nga bombardimet që NATO ndërmori kundër Serbisë në 1999, gjatë luftës në Kosovë.
Në kryeqytetin serb jaën ende disa godina të shkatërruara gjatë bombardimeve për të kujtuar sulmet e NATO-s. Kohët e fundit në Serbi në perspektivën për hyrjen në BE, është hapur debati për mundësinë e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)