E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada Tiranë - Elbasan hapet në mes të qershorit, drejt përfundimit edhe 2 urat më të mëdha të rrugës

25-05-2013 / Gazeta 55

Brenda mesit të qershorit autostrada Tirane -Elbasan do të hapet për qytetaret. Tuneli ka përfunduar në të dy galeritë e tij me gjatësi 2.4 dhe 2.6 kilometer. Por jo vetëm tuneli. Është asfaltuar edhe nje pjese e rrugës ne te dy krahët e tij, drejt Tiranes dhe Elbasanit. Punimet ne veprat e artit janë ne fazën e fundit. Brenda pak ditësh përfundon edhe ura me e gjate e kësaj autostrade, ajo qe ndodhet 3 kilometra larg hyrjes se Elbasanit. “Kompania ka vendosur te punoje me ritme teshpejta per te permbyllur ne kohe projektin. Me keto ritme mendojmë qe ne mes te veres te hapim me shume se gjysmën ose 2/3 e autostrades”, u shpreh Skender Çota, Drejtor i projektit të autostradës Tiranë - Elbasan. E veëante ne llojin e vete është dhe ura e pare ne dalje te tunelit, siç njihet me termin teknik viaduct; 260 metra e gjate dhe 45 metra e larte. “Kjo eshte ura e pare per nga madhesia dhe menyra e ndertimit qe realizohet  ne shqiperi. Hapsira dhe madhesia e kolonave mbajtese e bejne te vecante kete ure. Ndodhet ne fazen e fundt te punimeve dhe per pak dite do te jete gati”, thote inxhinieri grek. Punohet pa pushim diten dhe naten. “Gjate nates punojne afr 700 makineri dhe 100 punonjes. Punohet pothuajse ne te gjithe autostraden, kryesisht aty ku ka me shume volum pune”, tha Çota. I pari do te hapet segmenti i trete, nga dalja e tunelit deri ne Elbasan. Autostrada Tirane –Elbasan është e gjate 27 kilometra, pothuajse gjysma e distancës se rrugës se vjetër. Kjo vepër, e dyta për nga rëndësia pas rrugës se kombit, do te përgjysmojë udhëtimin mes Tiranes dhe Elbasanit dhe do te shkurtoje distancat e te gjithë qyteteve te zonës juglindore me kryeqytetin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›