E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tirane-Durres pa ndricim, shtohet doza e rrezikut

Nderprerja e perseritur e ndricimit ne autostraden Tirane-Durres, eshte kthyer tashme ne rutine. Sidomos per pjesen nga mbikalimi i Kamzes ne drejtim te ktheses se aeroportit.
Erresira ne kete arterie me densitet te larte qarkullimi, justifikohet shpesh me paaftesine per te ndaluar vjedhjen e perseritur te kabullit te ndricimit te ketij segmenti. Deri dje ky shqetesim, ka qene ngritur edhe ne rruge zyrtare nga perfaqesues te selive te larta te ambasadave te huaja ne Tirane, ndersa sot eshte kthyer ne shqetesim jo vetem per drejtuesit e automjeteve, por dhe per pjesen me te madhe te banoreve perreth saj. Para me shume se gjashte muajsh, mbas inspektimit te Avokatit te Shtetit ne kete segment, ne raportin e mbajtur dhe shqetesimin e ngritur ne ate kohe konstatohej se mungonte teresisht ndricimi i siperm i rruges, per shkak te mungeses se mirembajtjes se ketij sistemi dhe moszevendesimit te llambave te djegura ne shtyllat e ndricimit. Sot mbas nje periudhe te shkurter mirefunksionimi, ndricimi i larte mund te themi se funksionon vetem ne periudha shume te shkurtra. Faktikisht infrastruktura e ndricimit ekziston por me sa duket, per shkak te mosmirembajtjes ne shtyllat perkatese nuk ka llamba ndricimi, apo nuk kujdeset me kush per zevendesimin. Per sa kohe qe organet qe ligji i ngarkon me detyrimin e mirembajtjes se ndricimit te autostrades, nuk identifikohen si pergjegjese per kete situate, apo nuk marrin masa qe do te sjellin nje zgjidhje afatgjate, jete te tjera njerezish do te rrezikohen te humbasin ne asfaltin e segmentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›