E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore-Shqiperi, nis hartimi i marreveshjes se re

Marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Bankes Boterore do te hyjne ne nje faze te re bashkepunimi. Per shkak se, marreveshja aktuale me institucionin financiar nderkombetar 2006-2009 ka perfunduar, nderkohe qe pritet te finalizohet nje marreveshje e re bashkepunimi. Per kete qellim ndodhet ne vendin tone kete jave, Philippe Le Houérou, zevendespresidenti i ri i Bankes Boterore per Evropen dhe Azine Qendrore. Ne viziten e tij te pare zyrtare ne vendin tone, ai do te filloje diskutimet dhe konsultimet per Strategjine e Partneritetit me Shqiperine per 3-4 vitet e ardhshme. Strategjia percakton se si Banka Boterore do te bashkepunoje me Shqiperine, ne mbeshtetje te prioriteteve te zhvillimit te vendit. Marreveshja (CAS )e cila perfundoi kishte ne fokus te saj mbeshtetjen me asistence dhe fonde prioritet e vendit. Marreveshja synoi te mbeshtese Strategjine Kombetare te Shqiperise per Zhvillim Ekonomik dhe Social (SKZHES) dhe Procesin e Stabilizim - Asocimit me Bashkimin Evropian (SAP) me objektivin perfundimtar integrimin ne BE dhe arritjen e Objektivave per Zhvillimin e Mijevjecarit (MDG). Aktivitetet e propozuara te CAS-it u grupuan rreth dy shtyllave kryesore: Nxitjes e rritjes ekonomike permes mbeshtetjes per zhvillimin e sektorit privat dhe permiresim i sherbimeve, sidomos ne sektoret sociale. Qeverisja u perfshi gjithashtu ne te gjithe programet dhe projektet e mbeshtetura nga CAS-i permes perdorimit te kritereve te percaktuara qarte per vleresimin e hartimit dhe te efektit te te gjitha nderhyrjeve te Bankes. Gjate marreveshjes se kaluar Banka Boterore perdori nje perzierje te perzgjedhur financimi nga Banka dhe nga IFC si nje program te qarte mbeshtetje aktivitete analitike dhe keshillimore. Gjate vizites se tij 4-ditore ne Shqiperi, zv/presidenti i Bankes Boterore, Le Houérou do te takohet me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, anetare te kabinetit, guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, liderin e opozites Edi Rama dhe perfaqesues te shoqerise civile, sektorit privat dhe komunitetit nderkombetar. Gjithashtu, ai do te vizitoje disa projekte te financuara nga Banka Boterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›