E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si me shpetoi nga pengmarrja Zani Caushi

"Pas rreth 13-14 ditesh, me ka marre nje person, nuk jam i sigurt nese ka qene Odise Lapa dhe me ka nxjerre mbrapa spitalit. Ai bashke me nje person tjeter me hipi ne nje makine tip "Benz", me lidhen syte dhe me kane cuar ne nje shtepi, te cilen nuk e di se ku ndodhet, por brenda ne Sarande. Ne makine degjova te flisnin me njeri-tjetrin se kishte ardhur Zani Caushi te me merrte per ne Vlore. Ishte rreth ores 23:25-24:00 dhe pasi me futen ne nje dhome me zgjidhen syte. Aty kam ndenjur rreth tre ore. Une e njihja Zani Caushin pasi kisha qene inspektor zone, ne nje pjese te lagjes "Cole" ne Vlore ku banonte ai dhe e kishin shoqeruar me pare ne Komisariatin e Vlores. Ne shtepi kam ndenjur i lidhur ne erresire. Me pas 2-3 djem, nuk jam ne gjendje te saktesoj nese ishin po ata qe me cuan ne shtepi, erdhen e me nxoren nga shtepia dhe me moren me makine. Njeri prej tyre m'u duk si shoferi i makines qe na iku pasi na preu rrugen ne Qafe-Gjashte. Ai me duket se quhej Armando dhe e kam degjuar qe thoshte: "C'mu desh mua qe u ngaterrova me keta". Ata me vendosen pas nje muri, me sa kam kuptuar diku afer qendres se qytetit ku pashe Zani Caushin, nje djale te quajtur Luciano nga Burreli, shok i Zanit, nje person te quajtur Tori nga Vlora qe e njihja, Viktor Duka quhet, e ka shtepine ne Vlore. Me ta ishte dhe nje person i quajtur Bardhi nga Vlora, ishin rreth 7-8 veta. Aty degjova qe beheshin debate te ashpra per mua per te mos me liruar, madje degjova dhe zera qe thoshin se donin te me vrisnin. Por, nuk jam ne gjendje te saktesoj se kush tha keshtu, kurse grupi i Zanit, donte te me merrte ne Vlore. Ky debat vazhdoi per 10 minuta me tone te acaruara. Nje moment, Tori dhe Luciano me thane te hipja ne furgon dhe une hyra brenda. Pas kesaj furgoni u nis dhe mua me hoqen prangat brenda furgonit. Une udhetova me furgon, kurse Zani vinte pas me nje makine tip "Benz". Ne vendin e pare te furgonit rrinte Luciano, kurse une prapa. Jemi nisur rreth ores 2 te nates dhe kemi ecur pa ndaluar. Kemi mberritur rreth ores 5 e gjysme ne Vlore. Ndaluam ne lokalin qe ishte prane me shtepine e Zanit, pime nje kafe dhe pastaj erdhen djemte e dajes tim ne Vlore, Niko e Napolon Shehu. Atyre u cuan lajm se isha ne shtepine e Zanit. Ne lokal kam ndenjur vetem 10 minuta. Pas kesaj, une kam ikur ne shtepine e kusherinjve ku u lava dhe u nisa direkt per ne fshat. Kam punuar perseri ne polici, ne Posten e Policise se fshatit Kote, derisa jam larguar nga puna me deshiren time ne shtator te vitit 2007", perfundon deshmia e Eduard Aliajt, dhene para hetuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›