Fakte te reja, te nje bande hajdutesh te arrestuar
Tirane-Prokuroria ka zbuluar disa vjedhje te tjera te kryera nga nje bande hajdutesh, te cilet ndodhen tashme te arrestuar. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ky grup i perbere nga 7 persona, mes te cileve nje femer, akuzohen edhe per disa vjedhje te kryera gjate vitit te kaluar. Hetimet kane zbuluar se ata jane autore te disa vjedhjeve te tjera, te nje lokali ne fshatin Vile-Boshtove ne Kavaje, te nje automjeti tip "Benz 240" me targe TR5876A ne fshatin Mamzotaj, te nje motori tip "Pezho" ne qytetin e Vlores, si dhe nje te nje banese, ku kane marre disa televizor plazma dhe pajisje te tjera shtepiake. Gjashte pjesetaret e kesaj bande hajdutesh, aktualisht ndodhen ne masen e arrestit me burg, ndersa e vetmja femer e grupit eshte ne arrest shtepie. Kapja dhe goditja e tyre u arrit ne 21 tetor te vitit te kaluar, nga strukturat e hetimit te krimit te Komisariatit te Policise Kavaje, ne kuader te operacionit "Levizje e shpejte". Te arrestuarit jane Lulzim Kalaja 32 vjec, Vllasi Furrxhi 20 vjec, Jodjan Shametaj 19 vjec, Elvis Kalaja 24 vjec, Gramos Shehaj 18 vjec, Ilirjan Mukaj 30 vjec, Beslinda Lile 20 vjece, te gjithe me banim ne Vlore. Ata dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne periudha te ndryshme kohore, kane realizuar nje sere vjedhjesh ne Rrogozhine, Golem, Durres, Kavaje dhe Vlore. Kapja e tyre u be e mundur pas nje hetimi intensiv dy mujor. Akuza qe rendon ndaj tyre eshte vjedhje e kryer ne bashkepunim.
Provat
Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ky grup i perbere nga 7 persona, mes te cileve nje femer, akuzohen edhe per disa vjedhje te kryera gjate vitit te kaluar. Gjashte pjesetaret e kesaj bande hajdutesh, aktualisht ndodhen ne masen e arrestit me burg, ndersa e vetmja femer e grupit eshte ne arrest shtepie.