E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne konviktin e vajzave, panik tek studentet

Tirane-Nje furnele e lene ndezur pa kujdes, ka nxitur flaket e zjarrit ne nje nga dhomat e konviktit te vajzave te Inxhinierise se Ndertimit, qe ndodhet ne rrugen "21 Dhjetori" ne Tirane. Flaket kane rene mengjesin e djeshem rreth ores 06.30, ne katin e dyte te nje prej dhomave te godines se vajzave. Zjarri eshte perhapur ne nje krevat dhe batanijen mbi te, duke shkaktuar panik tek vajzat e strehuara aty. Te gjitha studentet jane larguar menjehere nga dhoma, ndersa fale afersise se repartit te zjarrfikeseve, eshte bere edhe nderhyrja e shpejte per shuarjen e flakeve. Zjarri eshte vene nen kontroll duke u shuar brenda pak minutave. Mesohet se nga flaket nuk ka pasur lendime tek studentet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›