E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tirane-Elbasan, Berisha: Perfundon me 1 maj Eva Gjura

Ka nisur puna dje per ndertimin e dy segmenteve te rendesishme te autostrades Tirane-Elbasan. I pranishem ne kete ceremoni ka qene edhe kryeministri Berisha, i cili ka theksuar se kjo eshte pranvera e realizimit te qindra projekteve infrastrukturore, e cila e ngjit Shqiperine nje kat me lart ne gradacelen e zhvillimit qe ajo duhet te ngjise. Duke vleresuar punen e bere per ndertimin e tunelit, i cili eshte pjese e rruges Tirane-Elbasan, kryeministri deklaroi se "tuneli i Kerrabes do te mbahet mend ne shekuj e mijevjecare si tuneli i 100-vjetorit te Pavaresise". Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha eshte shprehur se kjo autostrade, se bashku me tunelin, perben autostraden me impaktin me te madh per qytetaret shqiptare, si dhe vepren me te rendesishme ne infrastrukturen "Shqiperia, vend i zhvilluar", ndaj po punohet qe ajo te perfundoje me 1 maj te vitit 2013. Duke u ndalur tek qendrimi bllokues i opozites, kryeministri e ka ftuar serish ate ne nje vizite kolektive tek rruga dhe tuneli si nje akt pendese. "Njeriu i qyteteruar pendohet, se pendesa eshte tipar i njeriut te qyteteruar, te vijne ta vizitojne per ta kuptuar se cfare energjie negative krijuan ne parlament, duke e bllokuar ate per 23 ore, kur votohej buxheti per kete autostrade. Te gabosh eshte njerezore, te mos korrigjohesh eshte marrezi, ndaj dhe shpresoj qe te pendohen per veprimin e tyre", - u shpreh Berisha. Me tej, kryeministri tha se vetem nje infrastrukture moderne do te ktheje pasurite e ketij vendi ne vlera te medha zhvillimore per mbare qytetaret shqiptare. Gjithashtu, kryeministri informoi se javet qe vijne do te inaugurohet fillimi i punimeve ne te gjitha segmentet e rruges, te vazhdimit te saj drejt Korces, ne segmentin Qukes Qaf-Plloce, duke bere keshtu qe Korca dhe e tere Shqiperia Juglindore te arrije Tiranen ne nje kohe 70% me te shkurter, sesa para ndertimit te kesaj infrastrukture. "Vazhdimi i ndertimit te autostrades Tirane-Elbasan dhe Elbasan-Korce, ne segmentin Qukes-Qaf Plloce eshte deshmi e kristalte e performances ekonomike te Shqiperise, e forces ekonomike te ketij vendi", - u shpreh kryeministri. Per kryeministrin, infrastruktura moderne do te ktheje pasurite e saj ne vlera te medha zhvillimore per mbare qytetaret shqiptare. Qeveria eshte e angazhuar qe brenda ketij viti te nise ndertimin e tunelit te Qafe-Murrizit, ne menyre qe rruga e fluksit te perjetshem te shqiptareve, edhe ajo te perfundoje ne kohen me te shkurter. Nderkohe qe ka theksuar se kjo rruge eshte segmenti me nevralgjik, me i rendesishem i te gjithe infrastruktures se Shqiperise. "Kjo rruge perben segmentin me kryesor ne territorin shqiptar te Korridorit 8. Kjo rruge bashkon Elbasanin me Tiranen dhe krijon nje nga tregjet me te medha ne mbare rajonin tone. Kjo rruge afron me kryeqytetin nje nga zonat me prodhuese te Shqiperise, sic eshte Korca. Kjo rruge shkurton me nje ore distancen mes Tiranes dhe Shkupit", - u shpreh Berisha. Per kryeministrin, kjo eshte pranvera, ne te cilen nis ndertimi i mbi 1300 km rruge, kombetare, rurale, dytesore e tretesire.

Autostrada Tirane-Elbasan, arteria kryesore e Korridorit 8

Autostrada Tirane-Elbasan, arteria kryesore e Korridorit 8, eshte nje rruge me standardet me te larta te ndertuara deri me sot, ne vendin tone, por edhe ne Ballkan. Me gjatesi 31 kilometra perfshire edhe tunelin, gjeresi 28,2 metra, kjo rruge ka 6 korsi, 1,7 kilometra ura dhe vijadukte, si dhe shume mbikalime dhe nenkalime. Autostrada do te shkurtoje distancen me Tiranen me me shume se 50 %, duke shkurtuar me 40 % kohen e udhetimit. Kjo distance shkurtohet gjithashtu per te gjithe qytetet pas Elbasanit, ne drejtim te Korces dhe Ersekes apo doganave respektive dhe per keto qytete do te shkurtoje kohen e udhetimit deri ne 60%, krahasuar me ate qe behet sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›