Rama: Institucionet e turizmit kane deshtuar Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cilesoi institucionet qe merren me promovimin e turizmit ne vend si te deshtuara. Ne tryezen per turizmin qe eshte zhvilluar dje ne qytetin e Durresit, Rama ka theksuar se imazhi i Shqiperise dhe puna aspak profesionale duket qe ne modelin e reklamimit qe kane zgjedhur institucionet zyrtare. "Ne faqen e Ministrise se Turizmit, Tirana u shfaqet te huajve me foton e nje arre te emertuar ne nje anglishte fantastike: Baba Nuts Myslim", - u shpreh dje Rama ne takim. Kreu i PS-se ka theksuar se nuk ka ende nje reviste zyrtare per turizmin ne vend, ne kohen qe dicka te tille e ka pasur edhe gjate Luftes se Dyte Boterore. "Ne gusht-shtator te vitit 1944, ne kulm te luftes, Shqiperia kishte reviste zyrtare per turizmin. Sot nuk ka, po ka nje ministri me nje uebsite qesharak", - u shpreh dje kreu i PS-se. Ne fjalen e tij, Rama eshte ndalur dhe ne pasurine kulturore dhe trashegimine qe ka Kosova. Ai u shpreh se te dy vendet kane nje trashegimi mjaft te pasur dhe, nese do te shfrytezohen bashkerisht, perfitimet mund te jene shume me te medha. "Shqiperia ka 1000 vendndodhje te trashegimise kulturore, shtuar ato te Kosoves te dy shtetet mund te fitojne shume me politike te perbashket", - u shpreh dje Rama. Kreu i PS-se u ndal dhe ne infrastrukturen qe kane zonat turistike, duke theksuar se rruget jane jashte standardeve dhe nuk ofrojne kushtet minimale per vizitoret. Ndersa nje tjeter problem, sipas tij, per turizmin malor eshte dhe mungesa e infrastruktures dhe institucioneve. Kreu i PS-se shtoi se turizmi malor eshte i vetorganizuar nga banoret dhe nuk ka asnje ndihme mbeshtetese nga institucionet qe paguhen me parate e qytetareve. "Ne vitet '30 edhe ne Theth kishte zyre turizmi, sot nuk ka as mjek per 15 mije vizitore qe shkojne ne Theth, fale vetorganizimit te mikpritesve", - tha Rama. Ne takim folen dhe eksperte te fushes dhe deputete te PS-se qe merren me ceshtjet e turizmit dhe mjedisit. Deputeti Eduard Shalsi u shpreh ne fjalen e tij se nga ana e mazhorances, pervec shifrave te paarsyetuara, mungon dhe nje plan afatgjate dhe nje strategji per te kthyer Shqiperine ne nje destinacion turistik. Shalsi u shpreh se pjese e programit te PS-se eshte ringritja e nje sistemi mbeshtetes qe duhet te nise me shkollat per turizmin. "Nuk mund te kete nje qasje te re ndaj turizmit, pa pasur shkolla profesionale te turizmit", - tha dje Shalsi. Ai ka theksuar se gjate viteve te fundit eshte punuar keq ne drejtimin e turizmit, por me nje politike afatgjate dhe programe konkrete socialistet mund te permiresojne situaten. "Me gjithe kaosin e ndertimeve ne zonat turistike, ka ende shprese per nje ndryshim cilesor ne rast se ndryshojme drejtimin", - u shpreh dje Shalsi.