KLSH: Nuk jane evidentuar shkelje per interkonjeksionin Eglantina Nasi
Ne realizimin e tenderit per ndertimin e linjes energjetike te interkonjeksionit Shqiperi-Kosove, nuk jane evidentuar shkelje. Kete fakt e ka konfirmuar vete kreu i Kontrollit te Larte te Shtetit, Bujar Leskaj, gjate nje prononcimi te posacem lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, ekipi i caktuar nga institucioni qe ai drejton per inspektimin e punes se kryer nga Operatori i Sistemit te Transmetimit, nuk ka konstatuar ndonje problematike. Leskaj ka bere me dije, se ne fakt, inspektimi i KLSH-se ne OST ka nisur qe para nisjes se debatit per kete ceshtje dhe se nuk ka gjetur asnje gje qe nuk shkonte ne tenderimin e lartpermendur. Leskaj e beri nje deklarate te tille ne mbrojtje te ketij projekti, pas marreveshjes se bashkepunimit qe nenshkroi me 6 organizata te shoqerise civile. Ne kete menyre, ai i shtohet radhes se institucioneve qe e kane mbeshtetur tenderin per ndertimin e linjes energjetike te interkonjeksionit Shqiperi-Kosove dhe kane dale kunder akuzave per abuzime te qeverise me te. Keshtu, pak dite me pare, ka qene vete administratori i OST-se, Arben Ibroja, i cili ka pohuar publikisht se me ane te ketij tenderi, eshte respektuar vetem ligji. "Sic parashikohet ne ligjet e rregullat shqiptare dhe ato nderkombetare, eshte e percaktuar qarte se ne asnje menyre autoriteti kontraktues nuk mund te shpalle fitues nje kompani e cila ka ofruar cmimin me te larte afro 8.6 milion euro me shume", - ka qene nje nder argumentet qe ai paraqiti. Ishte ne fakt, gazeta "Zeri" ne Kosove, e cila botoi nje shkrim ku thuhej se kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ka me shume se nje vit qe ka bllokuar projektin per ndertimin e linjes 400 kilovolteshe te interkonjeksionit, e cila lidh Kosoven me Shqiperine. Duke i siguruar sipas saj, shtetit te Serbise monopol ne importin e energjise ne Kosove. I menjehershem pasketaj ka qene edhe reagimi i kryeministrit Berisha lidhur me kete akuze, duke pohuar se "ky shkrim ishte nje krize e radhes e mafies se deshperuar". "Per Sali Berishen, mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj eshte shpella ku ndan parate e krimit. Mafia nuk ka sy, vetem fytyren e krimit, nuk ka moral", - tha ai. Duke nenvizuar mes te tjerash, se linja e interkonjeksionit me Kosoven do te behet, por ne perputhje te plote me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetareve shqiptare.