Tiranë, rrokadë në Polici, ikënzv/drejtori i hetimit të krimit
TIRANE- Drejtoria e Policisë së Tiranës përfshihet sërish nga një rrokadë e dyta brenda pak muajsh. Arjan Kurti nëndrejtor i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve është transferuar në Shkodër. Në vend të tij në drejtorinë e policisë së Tiranës do të ulet Gëzim Gjeci.
Arjan Kurti emërohet nëndrejtor në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Largohet dhe shefi i komisariatit të Rinasit, Gëzim Prebibaj dhe në vend të tij emërohet Ilir Gjoni, deri dje shef i komisariatit nr 5. Prebibaj emërohet shef i komisariatit të Kavajës.
Ndryshimet më të fundit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ndodhën më 4 shkurt 2012, menjëherë psa vrasjes së Eleni Bashos dhe Megi Jakiçit, dy vrasje që tronditën mbarë opinionin publik.
(sg/shqiptarja.com)