E Diel, 1 Nëntor 2026

"Diktatori" i Fevziut takon Nanon me Berishen

Pas suksesit te librit "Enver Hoxha" te gazetarit Blendi Fevziu, i cili ka njohur rekord shitjesh, prezantohet ne kinema "Milenium" ne kryeqytet, filmi "Diktatori" i ketij autori. Ky film sjell per here te pare fakte dhe imazhe te ish-diktatorit komunist. Ne kete film dokumentar shfaqen per here te pamje te ish-diktatorit komunist, te bazuara ne driten e fakteve, deshmive dhe dokumenteve per diktatorin Hoxha, i cili per 41 vjet e ktheu Shqiperine ne nje vend jo thjesht komunist diktatorial, por ekskluzivisht ne funksion te vetvetes. Ne prezantimin e ketij filmi kane qene te pranishem personalitete me te larta te vendit, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiaku Basha, ambasadori i SHBA, Arvizu, ish-kryeministri Fatos Nano, ministra, deputete, gazetare dhe figura te shquara nga biznesi, arti dhe kultura. Pasi ka ndjekur filmin, kryeministri Berisha e ka cilesuar kete dokumentar si hapin e pare te njohjes se barbarive te regjimit te asaj kohe, ndersa dokumentari e paraqet Enver Hoxhen si diktatorin me te madh te te gjitha koherave. "Ishte nje dokumentar bazuar ne monografine e tij historike kushtuar diktatorit me mizor te Europes te pas Luftes se Dyte Boterore, qe paraqitur me dokumente origjinale te gjithe infrastrukturen terroriste te regjimit Hoxhist me aspektet e tij me dramatike. Ata, te cilet kane perjetuar ate periudhe, e kane te qarte se per pershkrimin e saj per paraqitjen e saj do te duheshin vellime e vellime te tera seri dhe seri te tera filmash, por duhet te themi te verteten se sinteza qe ben ne nje liber, sinteza qe ben ne nje film Blendi Fevziu, eshte nder me te plotat me domethenese, me autentike e nje kohe qe ndoshta eshte edhe me tragjikja ne historine tone kombetare", - eshte shprehur Berisha. Me tej, ai tha se konsumimi i energjise me te shkuaren eshte jo produktiv, ndersa njohja e te shkuares, sipas kryeministrit, eshte e domosdoshme per te pare qarte te ardhmen qe meritojme. "Njohja e te shkuares perben nje kusht te domosdoshem per te pare me qartesi te ardhmen qe meritojme", - u shpreh kryeministri. Duke iu referuar eksodit masiv te shqiptareve ne vitet ne '90, i cili u paraqit ne kete dokumentar, Berisha tha se ai eshte deshmia e shkaterrimit katastrofal te vendit. "Autori ka preferuar ta paraqese eksodin masiv te shqiptareve, i cili eshte deshmia e shkaterrimit katastrofal te vendit te tyre. Ata u larguan jo nga nje pushtim, por nga nje varferi qe nuk e kishin perjetuar kurre ne asnje pushtim", - tha kryeministri.

Socialistet bojkotojne shfaqjen e diktatorit

Ne dokumentarin "Diktatori" te Blendi Fevziu kane marre pjese personalitete me te larta te politikes, medias, diplomate, historiane e figura te shquara te artit dhe te kultures, por ne kete mori personalitetesh, megjithese ishin te ftuar, kane munguar deputetet dhe drejtuesit socialiste. Ata kane bojkotuar shfaqen e "Diktatorit", i cili sillte ne kujtese historine e drejtimit te vendit prej tij per me shume se 40 vjet. Ne dokumentar, gazetari Fevziu ka sjelle nepermjet pamjeve dhe fotografive Enver Hoxhen, ashtu si e shikonte mbare populli, por dhe ne baze te dokumenteve si ishte ai ne te vertete, marredheniet me shoket, bashkepunetoret, familjen dhe miqte e tij. Pikerisht ne kete dokumentar, socialistet duket se nuk jane ndier shume mire, ndoshta dhe per shkak te lidhjeve te hershme te partise se tyre me partine nene, partine komuniste.

Nano: Diktatura Hoxha e kaluar kritike

Edhe ish-kryeministri Nano ka ndjekur dokumentarin "Diktatori" te gazetarit Blendi Fevziu. Pas shfaqjes se dokumentarit, Nano eshte shprehur se "ka kaq shume informacion qe eshte krejt e mundur te ndertohen disa linja me te thelluara, per te nxjerre ne pah jo vetem zhdukjen e kundershtareve dhe masakrimin e kolegeve, por te gjitha tiparet e nje diktatori. Ishte shume inpresionuese pohimi i zonje Belishova dhe ajo viktime e gjalle e diktatures, eshte e mjaftueshme qe ky veshtrim kritik dhe i pergjegjshmerine ndaj nje te kaluare te perbashket kritike".

Fevziu: Ideja per dokumentarin ka qene para librit

Gazetari Blendi Fevziu eshte shprehur se dokumentari "Diktatori" kaloi reagimin e pare, i cili ishte ballafaqimi me nje publik me te informuar, me nje publik qe eshte ne brendesi te ngjarjes se historise, por, sipas tij, impakti me i mire i filmit, sigurisht qe do te shihet kur te shfaqet ne nje publik me te gjere. Gazetari Fevziu shpreson se dokumentari i tij do te pritet mire tek publiku, pasi ky eshte nje dokumentar i fokusuar tek lufta brenda Partise Komuniste. Ai ka shpjeguar edhe njehere se ideja per dokumentarin ka qene para librit. Fevziu tregoi se e kemi nisur me disa materiale filmike, te cilat e tregonin Enver Hoxhen krejt ndryshe nga ai i kuruari qe e njihnin shqiptaret. Me pas, u shpreh Fevziu, nisni mbledhja e dokumenteve te tjera per te ndertuar nje dokumentar me te plote. Sipas tij, nga keto dokumente eshte ndertuar nje tekst prej 58 faqesh, i cili i konvertuar do te shkonte ne nje dokumentar prej gati 6 oresh. Duke e pare kete si gje te pamundur, Fevziu ka treguar se me pas ka lindur ideja e librit.

Kryemadhi: Kombet kane nevoje per memorie

Dokumentarin "Diktatori" te gazetarit Blendi Fevziut e ka ndjekur nga afer edhe politikania Monika kryemadhi. Pas shfaqjes se dokumentarit, ajo eshte shprehur se tashme e kisha nje ide dhe nje imazh per dokumentarin ,pasi me pare kishte lexuar librin. Ajo ka falenderuar gazetarin Fevziu dhe stafin e tij per dokumentarin e pergatitur. "Kombet kane nevoje per memorie, sepse pa memorie nuk kane te ardhmen dhe ne kemi nevoje te kujtojme shume gjera, dhe per te krijuar disa morale te shoqerise sone, e cila ka filluar t'i humbi", - eshte shprehur Kryemadhi. Nderkohe qe thekson se nga gjithe libri dhe dokumentari i ka mbetur ne mendje dhe i ka bere pershtypje vrasja e shokeve nga diktatori Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›