E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Autostrada Tirane-Elbasan, ndertimi, vetem per 18 muaj"

"Une vij sot ketu tek ju, me nje kenaqesi te vecante, sepse kete vit dhe ne 18 muaj, nje enderr e juaja fisnike, e baballareve tuaj, e gjysherve tuaj do te behet realitet. Autostrada Tirane-Elbasan, do te jete veper madhore e juaja, e qeverise sime dhe dua t'u garantoj ju, se kjo eshte dhe do te mbetet nje nga kenaqesite e medha te jetes sime, nje premtim i mbajtur per endrren tuaj fisnike". Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha ne Elbasan. "Une u ndala ketu tek autostrada Tirane -Elbasan, pro une i garantoj te gjithe qytetaret e gjithe ketij qarku, nga fshatrat e thella te Gramshit deri ne Sterbleve e kudo, se dora dhe projektet e qeverise do te jene ne te gjithe kete qark, per te lehtesuar per te ndihmuar, per te permiresuar jeten e tyre", tha ai. Sipas tij, Shqiperia eshte e bukur kudo, Shqiperine do ta ndertojne aty ky jetojne shqiptaret, cdo fshat te ketij qarku do ta bejne me infrastrukturen e cdo lagjeje te Elbasanit. "Sot, ne do te ndihemi me krenare se kurre dhe me te sigurt per te ardhmen tone, sepse ne jemi i vetmi vend, qe ne nje hark kohor te shkurter prej 5 vjetesh, ia dolem te dyfishojme rrogat, te dyfishojme pensionet, ia dolem te shnderrojme Shqiperine ne nje kantier te madh ne te kater anet e tij",-tha Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›