Zguri: Kush ka ankesa per shkelje ligji, te ankohet
Kane reaguar ne menyra te ndryshme anetaret e KQZ ne lidhje me vendimin e vecante per listat e zgjedhesve, per te cilat u vendos kalimi ne Arkivin e Shtetit.
"Merr nje vendim nje institucion dhe cohet dikush dhe thote ke shkelur ligjin. Si? Ka rruge ligjore, eshte gjykata qe vendos dhe KQZ te pakten qe nga zgjedhjet deri tani ka rekord. Eshte ne minimum numri i kthyer i vendimeve te KQZ nga gjykata dhe Kolegji zgjedhor", reagoi anetari i KQZ-se Klement Zguri. Sipas tij, KQZ ishte e detyruar te vendoste per fatin e listes se votuesve te zgjedhjeve 2009, pasi ne Kodin Elektoral nuk ishte percaktuar se cfare ndodhte me to. Pas vendimit te marre, lista e votuesve se bashku me dokumente te tjera zgjedhore, do te depozitohet ne Arkiven e Shtetit. Pikerisht per arsye se lista identifikon shtetasit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe kete liste t'ia dergoje Arkivit te Shtetit ne nje dosje te posacme, te ndare nga dokumentet e tjera zgjedhore, ne perputhje me dispozitat e ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale. Ligji i arkivave thote se te dhenat me karakter vetjak qe cenojne jeten intime te individit, sherbehen pasi te kene kaluar, sipas rastit nga 50 deri ne 150 vjet.