Topalli: PS, platforme anti-integrim
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi dje Partine Socialiste dhe opoziten se gjate vitit 2010 ka pasur nje platforme anti-integrim. Ne prezantimin e analizes se punes 1-vjetore te Parlamentit, institucionit qe ajo drejton, Topalli tha se kreu socialist, Edi Rama gjate gjithe vitit te kaluar punoi kunder integrimit te vendit. "Ai kurre nuk ka dashur integrimin, transparencen. Ka dashur vetem alibine e humbjes dhe ka dashur ta perdore qe vizat te mos merreshin. Une uroj qe muajt e ardhshem te perqendrohen me shume te diskutimet mbi ligjet, mbi ekonomine, mbi taksat, mbi arsimin. Por ata nuk kane platforme", reagoi ashper Topalli, duke vleresuar shume punen dhe angazhimin e mazhorances ne Kuvend gjate vitit 2010. Vit qe sipas saj, opozita zgjodhi rrugen e bojkotit dhe te protestave, duke mos dhene vota per nisma te rendesishme ligjore. Per kete arsye, kryetarja e Kuvendit, theksoi se platforma e opozites per vitin e kaluar ishte anti-integrim, qe ne fakt ishte e kreut te saj Edi Rama. Ne kete kuader, Topalli nuk la pa permendur edhe deputetet e majte, qe per shkak te mungesave te shumta ne Kuvend dhe qendrimit te kushtezuar ne salle, duke mos marre pjese ne votimin e nismave ligjore, nuk u mundesua realizimi i reformave te rendesishme qe kerkojne votim te cilesuar. "Per nje vit e gjysme nuk kemi pasur nje opozite, jo vetem se nuk kam pasur vote kundra, po vote pro ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar. Nuk i terheq dot me dhune qe te vijne, te lejoje deputetet qe te votojne. Po une i ftoj deputetet e opozites te votojne 'jo', cdo ligji qe ata nuk jane dakord. Por e kane per detyre, per te votuar", theksoi edhe nje here Topalli. Duke anashkaluar deputetet e majte, Topalli vleresoi projektligjet e rendesishme te miratuara ne Kuvend gjate vitit te kaluar. Ne nje bilanc vjetor, ajo tha se gjate vitit 2010 ne dy sesionet, ne periudhen janar- dhjetor 2010, Kuvendi miratoi 231 ligje, vendime dhe rezoluta (156 ligje, 56 vendime dhe 19 rezoluta) me nje shumice absolute prej 72 deri ne 75 votash pro nga 140 deputete, anetare te Kuvendit. Krahasuar me nje vit me pare, ne te cilen u votuan 206 ligje, vendime dhe rezoluta, u votuan 25 ligje, vendime dhe rezoluta me shume. Sipas saj, ne ushtrim te kontrollit parlamentar u zhvilluan 10 interpelanca me Kryeministrin dhe ministrat dhe nje mocion me debat. Deputetet i drejtuan kryeministrit, ministrave dhe institucioneve ne varesi te tyre dhe moren pergjigje per 45 pyetje me shkrim.
"Heqja e vizave s'ishte nje dhurate"
Si nje ngjarje te shenuar te vitit te kaluar, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, permendi vendimin per liberalizimin e vizave. Sipas saj, viti 2010 do te mbahet mend si viti i ngjarjeve te medha per Shqiperine dhe shqiptaret, duke shenuar realizimin e endrres se tyre per te levizur te lire ne Evrope dhe hapa te tjere te rendesishem drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. "Heqja e vizave nuk erdhi si dhurate, por si vleresim objektiv i reformave te medha e te guximshme te kesaj mazhorance qe votoi ne Kuvend ligje te rendesishme", theksoi kryetarja. Sipas saj, Kuvendi permbushi me sukses keto reforma duke miratuar te gjitha ligjet e kerkuara, si ate "Per shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese te Republikes se Shqiperise", "Per mbrojtjen nga diskriminimi", "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin "Per organizimin dhe funksionimin e Policise Gjyqesore" dhe ratifikoi marreveshjet per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar, trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar dhe marreveshje per bashkepunimin nderkufitar.
R.Rapushi