Autostrada Tirane-Elbasan ritme te shpejta punimet per hapjen e Tunelin e Kerrabes
Po ecin me ritme të shpejta punimet për hapjen e Tunelit të Kërrabës, ku deri tani janë hapur rreth 1 km nga 4.1 km që ajo është e gjatë në total.
“ABC News” do t’ju sjellë vëzhgimin e bërë në këtë pjesë të rëndësishme të projektit të autostradës Tiranë-Elbasan.
Qafa e Kërrabës është shpuar në të dyja anët nga makineritë e mëdha të firmës greke “Actor” për ndërtimin e tuneleve të autostradës Tiranë-Elbasan.
Bëhet fjalë për tunelet e rrugës më të madhe në ndërtim të këtij mandati të qeverisë.
Për të arritur deri në pikën e tunelit, fillimisht kanë përfunduar të gjitha rrugët ndihmëse që do të bëjnë të mundur transportimin e materialeve dhe makinerive si nga Tirana, ashtu dhe nga Elbasani.
18 muaj është afati i përfundimit të punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, me një vlerë 83 milionë dollarë.
Deri tani, çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me axhendën që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve.
Kjo bën të mundur që Tuneli të jetë operativ për trafikun brenda vitit 2013.
Përveç tunelit që është investimi më i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan, do të ndërtohen segmentet në hyrje dhe në dalje të tunelit.
Segmenti i parë është nga Unaza e Madhe deri te “Natyra e Qetë”, segmenti i dytë nga “Natyra e Qetë” te tuneli dhe segmenti tjetër, nga tuneli në Elbasan.
Vepra e dytë infrastrukturore më e rëndësishme në vend, autostrada që lidh kryeqytetin me kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme, Elbasanin shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan.
Distanca mes dy qyteteve bëhet 31.17 km. Rruga do të ketë katër korsi, me 21 viadukte, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. Me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë.
Përfundimi i Autostradës Tiranë-Elbasan, që do të kushtojë afro 360 milionë dollarë, do të zgjidhë një nga problemet më madhore të sistemit të transportit në vend, si të mallrave ashtu dhe të pasagjerëve, pasi sjell një shkurtim të ndjeshëm në kohë, distancë dhe kosto të transportit mes kryeqytetit dhe qytetit të tretë në vend.
Autostrada jo vetëm përgjysmon distancën e qarqeve te tjera por shumëfishon dhe potencialin turistik të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit si dhe bën të mundur eksplorimin dhe zhvillimin e të gjitha potencialeve të mëdha turistike të kësaj treve që janë ndër më të rëndësishmet, ndër më të bukurat.
Viti 2013 duket se do të nisë me finalizimin e projektit të dytë më të rëndësishëm infrastrukturor në vend, autostrada Tiranë-Elbasan, pas asaj të rrugës së Kombit, Durrës-Kukës-Morinë.