Qeveria rrit referencat për importin e makinave, vendos TVSH për shërbimet spitalore e kozmetike
Share
Qeveria, e cila edhe pse nuk e pranon kurrë se është në krizë, ka vendosur që të rrisë referencat për importin e makinave me 10 përqind. Pasi pretendoi se hoqi doganën për makinat, qeveria manovroi nga ana tjetër me anë të referencave dhe me rritjen e çmimit të karburanteve. Megjithatë edhe ato nuk kanë mjaftuar pasi qeveria ka vendosur që të rrisë sërish referencat për makinat me 10 përqind.
Gjithashtu, në plan të qeverisë është edhe vendosja e TVSH-së 10 deri në 20 përqind për shërbimet e spitaleve shtetërore dhe private, për klinikat e ambulancat e madje edhe për mjekët popullore. TVSH do vendoset edhe për mallrat kozmetikë dhe qendrat estetike, të cilat do rrisin akoma më shumë çmimet.