Autostrada Vermicë-Merdar, Thaçi të enjten në interpelancë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, do të paraqitet ditën e enjte në një interpelancë në Kuvend. Thaçi është thirrur në interpelancë nga deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” në lidhje me ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdar. Në fakt kjo seancë duhej të zhvillohej para dy javësh, por ajo u shty për të hënën e kaluar për shkak të vizitës së një zyrtari të lartë amerikan.
Edhe seanca e javës së kaluar u shty pa afat për shkak të vdekjes së deputetes Nekibe Kelemendi. Megjithtaë sot përfundimisht Kryesia e Kuvendit ka vendosur që interpelanca e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje të mbahet ditën e enjte. Debati i veçantë për autostradën u kërkua nga “Vetëvendosje”, pas publikimit të kontratës nga ana e tyre.