Freedom House, raport kritik për Kosovën

Organizata Freedom House ka hartuar një raport të mbushur me kritika për Kosovën, duke e cilësuar demokracinë e shtetit të ri si ende të papjekur.
Organizata vlerëson se Kosova ka rënë nga niveli 4.25 në 4.50, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të fundvitit të kaluar, ku u regjistruan parregullësi të shumta.
Gjithashtu, raporti i hartuar kritikon qeverinë kosovare edhe për luftën kundër korrupsionit, e cila sipas tij është bërë vetëm me debate politike dhe pa veprime konkrete.
Përsa i përket shoqërisë civile, organizata nënvizon se situata në të cilën ajo ndodhet është e rëndë dhe kritikon sërish qeverinë për moszbatim të dispozitave kushtetuese.
Freedom House vë gjithashtu në dukje lirinë e dobët të mediave, duke theksuar se gazetarët dhe mediat e pavarura janë bërë objekt kërcënimesh.