E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen demonstratat në tërë Greqinë

Rikthehen demonstratat e dhunshme në Greqi. Rreth 20 mijë protestues kanë marshuar drejt parlamentit grek në dy demonstrata të ndara ndërsa rreth 7 mijë demonstrues të tjerë kanë marshuar sot edhe në qytetin e dytë më të madh grek, Selanik. Ata janë përleshur me policinë dhe I kanë vënë zjarrin disa objekteve.
Punëtorët në tërë Greqinë kanë nisur sot një grevë 48 orëshe ndërsa ligjvënësit po bëjnë përpjekje për të votuar një raund të ri shkurtimesh buxhetore.
Greva e përgjithshme është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit. Parlamenti pritet të votoj sot programin e taksave të reja që do sjellin 28 miliardë euro shtesë.
Nëse ky program miratohet nga ligjëvënësit grek, atëherë kjo do e zhbllokojë këstin e radhës prej 12 miliardë eurove e cila do jepet si kredi nga BE dhe FMN. Komisioneri për çështje financiare në BE, Oli Ren, përmes një deklarate ka thënë sot se shkurtimet e reja buxhetore janë “e vetmja mënyrë që Greqia të paguajë borxhin.
Sindikatat thonë se masat e shkurtimeve të reja buxhetore do godasin rëndë nivelin e rrogave të vogla në këtë shtet, ku papunësia ka arritur tashmë në nivelin prej 16 %.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›