Edita Tahiri vizitë në Malin e Zi

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, ndodhet për një vizitë zyrtarë në Malin e Zi, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shtetit malazez.
Gjatë vizitës në Malin e Zi, Tahiri do të pritet nga zëvendëskryeministri Dushko Markoviç si dhe do të ketë takime në Parlamentin e këtij shteti.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, gjithashtu do të vizitojë Komunën e Ulqinit, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Gëzim Hajdinaga.
Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimeve rajonale dhe avancimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit.