E Diel, 1 Nëntor 2026

Ddorëhiqet guvernatori i Bankës Qendrore të Afganistanit

Ai theksoi se qeveria ka ndërhyrë në përpjekjet e tij për të ndjekur ata që janë përgjegjës për korrupsion në bankën private të Kabulit.

Fitrat po fliste nga SHBA-ja ku ka rezidencën e tij. Ai theksoi se nuk do të kthehet në Afganistan.

Një zëdhënës i qeverisë afgane theksoi se dorëheqja përbënte tradhti. Zëdhënësi i Presidentit afgan, Hamid Karzai, shtoi gjithashtu se Fitrati ishte vetë nën hetim.

Banka e Kabulit, banka më e madhe private në Afganistan pothuajse falimentoi vitin e kaluar. Hetuesit theksuan se banka dha qindra miliona dollar kredi të papërshtatshme./Start/ F. P/

                                                                                             2011-06-28 10:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›