Rruga afron Krumën me Kukësin e Kosovën

Kukës, 28 gusht - është drejt përfundimit të plotë loti i parë i rrugës nacionale Kukës-Krumë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancat ndërmjet rrethit të Hasit me Kuksin dhe Kosovën. Së fundi po punohet në asfaltimin e trasesë së rrugës pas zgjerimit të saj si dhe në kryerjen e veprave të artit, njofton TV Alsat.
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve në Kukës, bëhet e ditur se deri tani janë kryer rreth 80% e volumit të punimeve ku rruga është zgjeruar në 8.5 metra, nga 3 që ka qenë më parë. Ky segment është i gjatë 5.1 kilometër. Punimet po kryhen me fondin prej 2.5 milionë euro të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
E gjithë rruga Kukës-Krumë është e gjatë rreth 31 kilometër dhe puna për rikonstruksionin e saj ka nisur edhe në lotin e dytë, për të cilin janë dhënë edhe fondet e kërkuara.