E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice vdes polici serb


Në Lagjen Kroi i Vitakut të Veriut të Mitrovicës, ku serbët dhe shqiptarët jetojnë fare pranë njëri-tjetrit, gjatë së mërkurës në mbrëmje ka ndodhur një përleshje që ka përfunduar me 3 të plagosur.

Por, vetëm pak orë pas kësaj, njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Të gjithë këta janë të nacionalitetit serb, e njëri prej tyre është polic i Kosovës.

Dy të lënduarit e tjerë ndodhen në repartin intensiv të spitalit në Mitrovicë dhe duket se kanë kaluar rrezikun për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 të së mërkurës kur serbët dhe shqiptarët kishin filluar të përleshen.

Sipas Veriu i KosovësKuci: Jo “Ahtisari Plus” për veriun Ivanovic: Aksioni i KFOR-it, i gabuar Bildt: Kriza në veri, zgjidhje me dialog Policisë së Kosovës, dikush nga anash tyre ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka ndodhur plagosja e tre personave, që njërit prej tyre i mori jetën.

Deri më tani, po sipas Policisë, nuk dihet se nga kush është bërë kjo, por po punohet për sqarimin e rrethanave.

Pas kësaj, në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe e EULEX-it, ku në lagjen Kroi i Vitakut janë bastisur disa shtëpi.

Të shqetësuar nga ajo që ka ndodhur, në rrugën kryesore të lagjes ishin grumbulluar disa banorë shqiptarë, por askush prej tyre nuk ka pranuar të flasë para kamerave.

Prapa tyre, ata tregonin se kjo nuk është hera e parë që ekstremistët serbë provokojnë. Njëri nga banorët tregonte se një natë më parë, të martën rreth orës 23, një grup serbësh kishin shtënë me armë zjarri në ajër në këtë lagje, duke provokuar situatën.

Pas kësaj ngjarjeje kanë reaguar institucionet e Kosovës, si Presidenca dhe qeveria, që e kanë dënuar ashpër incidentin e së mërkurës mbrëma.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vlerësuar se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme, që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe qetësi.

Qeveria e Kosovës ka ftuar “organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryerësit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Po ashtu, Qeveria fton qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunës, sepse kjo është e papranueshme.

Ngjarja ndodhi pasi mëngjesin e së mërkurës, trupat e KFOR-it ndërhynë duke marrë nën kontroll një barrikadë dhe duke kaluar për në pikën kufitare të Jarinjës. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Autostrada në Kosovë, të shtunën përurimi
Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para. SHBA: Kosovë-Serbi të fokusohen te dialogu
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në veri dhe në vazhdimin e dialogut, dhe jo në ngritjen e tensioneve. Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telin me gjemba para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposavic – Rashkë. “Qeveria t’i japë zgjidhje veriut”
“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”. Kosovë, debat për raport-progresin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se raporti i progresit nuk duhet të shërbejë për debat elektoral, pasi ai është një raport për Kosovën dhe jo për qeverinë e saj.


Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›