E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Jo Ahtisari Plus per veriun


Vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt “këshilloi” qeverinë e Kosovës që të sigurojë besimin e serbëve të veriut te shteti i Kosovës, zyrtarët qeveritarë deklarojnë se fillimisht duhet të rregullohet dicka tjetër.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci thotë se është e domosdoshme që fillimisht të bëhet lirimi i rrugëve në veri, që vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga strukturat paralele dhe vendosja e ligjit në atë pjesë.

“Së pari duhet që këta njerëz të ndalen, rrugët të zhbllokohen dhe pastaj të nisin investimet në infrastrukturë, për t’u garantuar atyre qytetarëve jetesë më të mirë”, ka deklaruar Kuci.

I pyetur për aksionet e KFOR-it, që Së pari duhet që këta njerëz të ndalen, rrugët të zhbllokohen dhe pastaj të nisin investimet në infrastrukturë, për t’u garantuar atyre qytetarëve jetesë më të mirë

Hajredin Kuci
Zv.kryeministër i Kosovës deri më tani nuk kanë siguruar qarkullimin e lirë, numri dy i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se duhet të jemi të durueshëm në këtë drejtim.

Sipas tij, qëllimi final i KFOR-it është zhbllokimi i rrugëve për të gjithë qytetarët e Kosovës, e jo vetëm për organizatat ndërkombëtare.

“Ne jemi për një zhbllokim permanent, jo vetëm për ndërkombëtarët, por për të gjithë. Kjo nuk mund të bëhet për një orë ose një ditë, por ky është qëllimi ynë”, ka nënvizuar Kuci.

Ndryshe, Kuci ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës zyrtare se zgjidhja në veri do të bëhet përmes pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, duke mohuar kështu zërat që bëjnë thirrje për një pako “Ahtisari Plus”.

“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”, deklaroi ministri suedez në takimet me zyrtarët kosovarë. Veriu i Kosovës
Mitrovicë, vdes polici serb
Ivanovic: Aksioni i KFOR-it, i gabuar
Bildt: Kriza në veri, zgjidhje me dialog

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Autostrada në Kosovë, të shtunën përurimi
Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para. SHBA: Kosovë-Serbi të fokusohen te dialogu
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në veri dhe në vazhdimin e dialogut, dhe jo në ngritjen e tensioneve. Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telin me gjemba para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposavic – Rashkë. “Qeveria t’i japë zgjidhje veriut”
“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”. Kosovë, debat për raport-progresin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se raporti i progresit nuk duhet të shërbejë për debat elektoral, pasi ai është një raport për Kosovën dhe jo për qeverinë e saj.


Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›