E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza Obama Italia seshte si Greqia


“Italia nuk është si Greqia. Është një vend i madh dhe i pasur. Athina ka një problem që ka të bëjë me aftësinë e pagimit, ndërsa Roma ka më tepër një problem likuiditeti”.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, në përfundim të një prej ditëve më të vështira për Italinë, me rënien e bursës dhe përhapjen e efekteve të saj.

Nga Shtëpia e Bardhë, duke folur për agjencinë e lajmeve “ANSA” dhe media të tjera ndërkombëtare, Obama ka lëshuar një mesazh shprese, duke nënvizuar se Italia mund t’i bëjë ballë borxhit të saj.

“E gjitha kjo, me kusht që tregjet të mos kenë një Italia nuk është si Greqia. Është një vend i madh dhe i pasur. Athina ka një problem që ka të bëjë me aftësinë e pagimit, ndërsa Roma ka më tepër një problem likuiditeti

Barack Obama
President i Shteteve të Bashkuara krizë besimi mbi vullnetin tuaj politik dhe aftësinë për të mos humbur kontrollin e sistemit”, ka deklaruar Obama.

Arsyetimi i tij bazohet tek ajo që ndodhi në samitin e G20-ës në Kanë dhe tek roli më i vendosur që duhet të marrë përsipër Bashkimi Evropian.

“Gjatë samitit të G20-ës kam kërkuar në mënyrë të vendosur që Evropa të ndërmarrë hapat e duhur për të thyer efektin e infektimit, të prodhuar nga frika që po përjetojmë”, ka nënvizuar Obama.

Më tej presidenti amerikan i ka bërë një apel kancelarive evropiane, në vecanti Parisit dhe Berlinit, duke u kërkuar që të marrin përgjegjësitë e tyre deri në fund.

“Ajo që po përpiqemi t’i kërkojmë të gjithë Evropës, së pari Francës dhe Gjermanisë që kanë influencën më të madhe, është të arrijë një marrëveshje serioze me Greqinë”, ka nënvizuar Obama.

Ndërsa lidhur me Italinë ai ka përfunduar: “Është e nevojshme që Evropa t’u dërgojë një mesazh të qartë tregjeve, për t’u siguruar që Italia të kalojë këtë krizë likuiditeti. Deri tani Evropa nuk ka vënë në veprim strukturat që mund t’u sigurojnë tregjeve këtë besim. Nuk është vonë, por duhet vepruar në mënyrë agresive”. Italia
Mario Monti, pasuesi i Silvios
Itali, qeveri e re ose zgjedhje
Ja gafat e Berlusconi-t

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia KESH në vështirësi financiare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania nën pronësi. shtetërore që kryen furnizimin me energji elektrike të vendit, është aktualisht në vështirësi financiare dhe ka kërkuar trefishim të çmimit me të cilën e shet energjinë, një rritje kjo që duket se është e vetmja zgjidhje. Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Punonjësit e administratës publike ka gjasa që do të mbeten edhe në vitin 2012 pa pagesë për punën jashtë orarit apo ditëve të pushimit, pasi buxheti i shtetit nuk ka programuar fonde për këto pagesa. Malaj: Pakt politik për borxhin
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, propozoi në kuvend një marrëveshje të gjerë politike për të ulur borxhin publik dhe vënë nën kontroll financat e vendit. Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Buxheti, reduktohen disa sektorë
Sektorët më të rëndësishëm të buxhetit, si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit.

Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›