E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada ne plazh, konflikt banore-polici

Himare- Prishja e mureve rrethues te banesave ne plazhin e Potamit, prane Himares, ka hedhur ne proteste banoret e zones qe diten e djeshme kane penguar edhe punimet e firmes ndertuese te superstrades me te re ne bregdet. Firma "Albstar" ka kerkuar mengjesin e djeshem ndihmen e policise vendore, pasi nje grup banoresh kishin bllokuar mjetet dhe punonjesve ne rrugen kombetare. Banore te zones kane kundershtuar me protesta punimet, derisa situata eshte bere e ndere dhe eshte dashur nderhyrja e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Vlore. Ne drejtim te Himares jane nisur nje grup efektivesh qe jane konfrontuar me banoret. Mesohet se pronaret e shtepive, prane rruges ne ndertim kane kerkuar qe te mos prishen muret rrethuese, por projekti parashikon zgjerim te aksit per t'i ardhur ne ndihme qarkullimit ne sezonin veror kur ka dhe pushues. Per pasoje konflikti ka perfunduar me shoqerimin ne komisariat te kater personave, dy nga familja Andruci dhe dy nga familja Maraci. Policia nuk ben te ditur identitetet e plota te te shoqeruarve, pasi ndaj tyre ende nuk eshte marre asnje mase. Burime policore thane se te shoqeruarit, akuzohen per pengim te punimeve ne kete aks dhe te uniformave blu.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›