E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paja, eksperiment vendit ku plagosi policin

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ne prani edhe te te njohurit si mjeshtri i arratisjeve, Ilir Paja, do te kryejne nje ekspertize hetimore ne vendin ku u plagos polici Bledi Haxhimali. Mbrojtesi i Pajes i ka kerkuar dje trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, qe te kryet nje ekspertimet ne vendin ku ka ndodhur ngjarja, nje vit me pare ne afersi te ish Farmacise Nr 10. Pikerisht gjykata ne prani te prokurorit, te mbrojtjes dhe te vete te pandehurit, do te eksperimentojne, menyren sesi Paja, ne tentative per te shpetuar nga policia qe ishte duke e ndjekur, ka marre zvarre efektivin e policise Bledi Haxhimalin, i cili ishte duke e ndjekur me motor. E gjithe skema e ngjarjes do te tregohet nga vete Paja, ne momentin qe te gjitha palet do te jene ne terren per te kryer eksperimentin hetimor. Po dje, mbrojtesi i Pajes ka kerkuar nga gjykata qe te terhiqet edhe kartela mjekesore e klientit te tij, ne Spitalin Ushtarak per te vertetuar se ne trupin e tij ka ende nje plumb. Dy kerkesat e paraqitura nga mbrojtja, jane pranuar nga gjykata. Prokurori i ceshtjes, ka kerkuar ne gjykate thirrjen e 12 deshmitareve. Ndersa mbrojtja kerkoi edhe dy deshmitare te tjere pervec atyre te akuzes. Ne seancen e djeshme perfaqesuesi i akuzes ka lexuar edhe kerkesen per gjykim. Ne kerkese behej me dije se i pandehuri akuzohet per ngjarjen e ndodhur me 7 mars te vitit te kaluar, pas nje tentative te radhes per t'i shpetuar uniformave blu. I pandehuri sipas akuzes, po udhetonte ne nje automjet me ngjyre gri, me targa te huaja kur ka konstatuar se i kishte zene rrugen nje makine policie, e cila kerkonte ndalimin e tij. Ndersa pas tij ndodhej polici Bledi Haxhimali, i cili po e ndiqte me motor. Paja ka levizur me makine mbrapsht, per t'iu larguar policise duke rrezikuar jeten e Haxhimalit, te cilin e ka goditur. Polici ka rene nga motori disa metra larg, duke marre plage te renda. Paja akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per vepren penale te "vrasjes ne rrethane te tjera cilesuese, mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje".

Arratisjet spektakolare te Pajes

I pandehuri Ilir Paja, akuzohet edhe per disa vepra te tjera penale. Nje prej akuzave eshte ajo e ndodhur ne vitin 2003, kur Paja ka vrare ne menyre makabre nje shtetas shqiptar. Ngjarja ndodhi ne qytezen Duisburg te Gjermanise, ndersa shkaku i vrasjes dyshohet se ka qene fakti, se viktima kishte hyre ne zonen e trafikut te prostitutave, qe shfrytezohej nga Ilir Paja. Pas kesaj ngjarjeje, Paja do te largohet nga Gjermania, por do te vihet ne pranga ne Itali. Ne burg ai do te qendroje shume pak, pas arratisjes nga qelite e burgut te Peruxhias, me ane te carcafeve te lidhur me njeri-tjetrin. Edhe pse u vu ne pranga, serish Paja do te arratiset ne kohen qe me ambulance, po transferohej nga njeri burg ne tjetrin, duke perfituar edhe nga mungesa e vemendjes se punonjesve qe po e shoqeronin. Akuzat penale te adresuara ndaj Ilir Pajes ne Itali dhe Gjermani fillonin me vrasje, trafik droge, vjedhjet e vilave, rrembim personi, dhune seksuale e deri te shfrytezim prostitucioni.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›