Grupi i "Ben Camit", kerkese per gjykim te shkurtuar
Tirane- Ben Cami do te kerkoje gjykim e tij te shkuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Avokati mbrojtes i te pandehurit Lufti Shabani, i njohur si Ben Cami i ka kerkuar dje togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi qe te shtynte procesin gjyqesor, pasi duhet te konsultohej me klientin e tij. Kerkesa eshte bere edhe nga ana e te pandehurve Francesk Shkembi, Isein Nasufi, Dritan Gjura, Arif Kurti, Madit Istefi, dhe mbrojtesve te tjere qe po gjykohen se bashku me Shabanin. Te pandehurit akuzohen per trafike te 12 kilograme lende narkotike, e dyshuar heroine. Nga hetimet ka rezultuar se Ben Cami, organizatori, akuzohet per trafikun e 54 kilograme heroine. Prokuroria i akuzon gjashte te pandehurit, per trafik nderkombetar te lendeve narkotike, nga Maqedonia ne Shqiperi me destinacion Italine. Kjo sasi droge, mesohet se eshte sekuestruar nga autoritetet e policise shqiptare ne dy raste, ne muajin korrik dhe shtator te vitit 2008. Te pandehurit rane ne pranga, ne afersi te stadiumit "Qemal Stafa" ne saje te operacionit te koduar "Tifozet". Ne seancen e radhes, pritet qe mbrojtja te paraqese edhe kerkesat e saj, per vazhdimin e procesit gjyqesor per gjashte te pandehurit.