Sabino Plaku, kapet me makine te vjedhur
Pogradec- Goleadorit te klubit te futbollit "Dinamo" i bllokohet makina luksoze, sepse ka rezultuar e vjedhur ne Itali. Sabino Plaku nuk do te jete me pronar i mjetit te tij, ndersa rrezikon edhe burgun nese do te faktohet se eshte i perfshire ne kete ngjarje. Futbollisti eshte kapur dje ne Qafe-Thane nga policia, ndersa gjate verifikimit ne sistemin TIM-s, ne rrugen e kthimit nga Maqedonia, eshte zbuluar se mjeti ishte i vjedhur. Mesohet se i riu gjendej ne shoqerine e babait te tij dhe menjehere ka mohuar faktin qe te kishte blere nje makine te vjedhur. Burime zyrtare te policise ne Pogradec thane dje per "KJ" se mjeti tip "BMW", prodhim i vitit 2007, me targa italiane CV452YM, eshte bllokuar deri ne perfundim te hetimeve. Interpol Tirana kishte bere shpalljen ne kerkim, si te trafikuar, te makines luksoze. "Mjeti ishte ne pronesi te 24-vjecarit Sabino Plaku", njoftoi Drejtoria e Policise Korce diten e djeshme. Gjate marrjes ne pyetje, futbollisti ka deshmuar se mjetin e kishte blere me dokumente te rregullta, te cilat i ka vene ne dispozicion te policise. "Sistemi TIM-s arriti te zbulonte se makina ishte e vjedhur, ndersa deshmia e Plakut u more parasysh dhe hetimet do te kryhen ne gjendje te lire. Grupi hetimor eshte vene ne kerkim te shitesit te makines", deklaroi policia vendore.
D. Zisi
D. Zisi