Autostrada rrit cmimet e banesave ne Kukes
Cmimet e banesave ne qytetin e Kukesit jane dyfishuar, ndersa ka pesuar renie te ndjeshme numri i personave qe kerkojne te largohen ne drejtim te zones fushore te vendit. Ky fenomen evidentohet ne Entin e Banesave ne Bashkine e Kukesit. "Edhe pse nga buxheti i shtetit u investuan 25 milione leke, per zgjidhjen e problemit te strehimit ne qytetin e Kukesit, cmimi per nje banese 1+1 ka tendence rritje, pasi ka arritur ne 2 milione leke, krahasuar me rreth 1.2 milione leke ne te njejten periudhe te vitit te kaluar", tha pergjegjesi i zyres rajonale te Entit te Banesave, Naim Palushi. Sipas tij, permes ketij fondi eshte bere e mundur zgjidhja e problemit per 15 familje te pastreha. Aktualisht ne qytetin e Kukesit jane rreth 700 banore te pastrehe dhe prej tyre, 50 banore jane te klasifikuar si me emergjente, pasi jetojne ne banesa me qera, apo jashte te gjitha kushteve higjenike, thote kryetari i Bashkise Hasan Halilaj. Sipas pergjegjesit te zyres se Gjendjes Civile ne Qarkun e Kukesit, Bajram Ademi, per periudhen janar-mars jane larguar nga qarku vetem 16 persona, nga 43 te larguar ne te njejten periudhe te te vitit te kaluar. Shkaku kryesor i rritjes se cmimit te banesave ne qytetin e Kukesit, Krumes e Bajram Currit eshte rrjedhoje e ndertimit te autostrades Morine-Kukes-Durres, pasi parashikohet rritje e ndjeshme e levizjes se mallrave mes dy vendeve. Kete e tregon edhe fakti se aktualisht jane rreth 70 tregtare te vegjel nga Kukesi, qe ushtrojne tregtine e vogel ne qytetin e Prizrenit, ndersa 60 banesa jane marre me qera nga specialistet e kompanise "Bechtel Enka", qe po nderton kete aks rrugor.