E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e pista, bllokohen 45 llogari bankare

Blerina Hoxha

Pastrimi i parave eshte nje fenomen qe ka shtrire aktivitetin e tij gjeresisht edhe gjate vitit 2008, dhe qe ka perfshire edhe tre zyrtare te larte ne ndjekje. Sipas kreut te Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave, Arben Doci vetem gjate vitit 2008, jane denoncuar 26 raste ne prokurori aq raste sa te gjithe vitet e marra se bashku qe nga krijimi i DPPPP, nga te cilat, 21 raste jane per pastrim parash. Rastet kane dale nga inspektimet ne zyrat e kembimit valutor, banka, noteret, ekspertet kontabel, shoqerite e tregtimit te makinave etj. Ne vitin 2008 jane nxjerre 5 urdhra bllokimi, kater nga te cilet per dyshime per pastrim parash dhe nje per dyshim per financim terrorizmi. Jane bllokuar 45 llogari bankare ne shumat 504.934 euro, 486.046 dollare dhe 952.032 leke. Krahasuar me 2007 ka nje rritje nga 5 ne 46 te ceshtjeve te derguara ne polici per investigime te metejshme. Ndersa 37 prej tyre jane per dyshime per pastrim parash. Nderkohe sipas informacioneve nga Policia e Shtetit per 46 rastet te referuara, 17 jane proceduar me tej nga Policia e Shtetit dhe jane konkluduar, ne regjistrimin e procedimeve penale prane prokurorise. Pesha specifike qe zene referimet per ceshtjen e pastrimit te parave eshte 81 % e te gjithe informacionit te derguar ne Policine e Shtetit. Me shume se gjysma e informacioneve te raportuara jane transferuar, te shume individeve ne drejtim te nje perfituesi kryesisht me Turqine, Kinen, Gjermanine. Per kete fenomen qe orienton drejt evazionit fiskal, disa raste jane referuar prane dogana dhe tatime dhe i eshte propozuar Departamentit te Mbikeqyrjes te BSH, te hartoje rregullore ku te ndalohen transfertat e individeve drejt kompanive te huaja pa dokumentacion ligjor tatimor, njoftohet nga deklarata e DPPPP-se. Nga 152 raste informimi, rreth 90 % e tyre kane rezultuar me elemente te mjaftueshem dyshimi. Nga ana tjeter krahasuar me vitin e kaluar, numri i raportimeve eshte rritur ndjeshem, 70 here. Nga 89 raportime te notereve ne vitin 2007, kete vit numri i raportimeve arriti 6.059 raste. Ligji, per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit u aprovua nga Parlamenti shqiptar me date 19 maj 2008 dhe pas dekretimit, hyri ne fuqi me date 10 shtator 2008. Ky ligj synon parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit ne perputhje me standardet nderkombetare ligji i ri, uli pragun e raportimit ne 1.5 milione lekeve, eshte nje perafrim me legjislacionin evropian. U perfshi bashke me masat parandaluese per pastrimin e parave, edhe i atyre te financimit te terrorizmit. U zgjerua kuadri i masave parandaluese qe do te ndermerren nga institucionet financiare e jo-financiare, ne lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Pastrimi i parave ne shifra

-Jane bllokuar 45 llogari bankare ne shumat 504,934 euro, 486,046 dollare dhe 952,032 leke.

-Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave ka denoncuar 26 raste ne prokurori

-Ne vitin 2008 jane nxjerre 5 urdhra bllokimi, kater nga te cilet per dyshime per pastrim parash dhe nje per dyshim per financim terrorizmi.

-Ja 46 ceshtje te derguara ne polici per investigime te metejshme. Ndersa 37 prej tyre jane per dyshime per pastrim parash.

-Tre zyrtare te larte ne ndjekje per pastrim parash.

-Shuma totale e gjobave te dhena per vitin 2008 eshte 23.690.000 leke

Gjoba maksimale eshte 10.000.000 leke dhe ajo mesatare eshte 720.000 leke. -Nga 22 ankime te bera prane Gjykates se Faktit, Tirane, 15 jane fituar nga DPPPP, 2 nga subjektet e ndeshkuara dhe te tjerat jane ne proces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›