Godo: Aleanca me PD, kushti i pare yni, zgjedhjet e lira
Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Republikane Sabri Godo, i shoqeruar nga anetare te kryesise republikane, moren pjese ne nje takim te zhvilluar ne strukturat lokale te rrethit Lezhe. Gjate fjales se tij Godo, foli edhe per marreveshjen e kesaj PR-se me Partine Demokratike, duke e cilesuar kete nje marreveshje ne baze te disa kushteve te paracaktuara. "Kushti i pare eshte qe te garantohen zgjedhje te lira demokratike, qe te arrijme standardet dhe qe te jene te pakontestueshme nga asnje pale. Kushti i dyte eshte te fitoje kjo mazhorance, qe ka bere pune te cilat eshte e veshtire te kontestohen", deklaroi Godo. Ai foli edhe per problemet e pronesise ne vend, duke permendur edhe kontributin e republikaneve per kete ceshtje te rendesishme.