E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat ne 2009, rreziqet jane shtuar

Blerina Hoxha

Spektri i rreziqeve per sektorin bankar eshte zgjeruar, por ai do te jete i qendrueshem ne vitin 2009, njoftoi dje Banka e Shqiperise gjate publikimit te nje analize te hollesishme ne stabilitetin financiar ne vend. Ne kushtet e ruajtjes se niveleve te kenaqshme te kapitalizimit te veprimtarise dhe veprimeve per te ruajtur treguesit e likuiditetit kriza nuk pritet te kete efekte te drejtperdrejta. Por sidoqofte, Banka Qendrore njofton se roli i tij ndermjetesues, i shfaqur ne formen e mobilizimit te depozitave te publikut dhe financimit te nevojave te sektorit privat dhe publik te ekonomise, do te jete me i ulet se nje vit me pare. Per shkak te zhvillimeve ne tremujorin e fundit te vitit 2008, spektri i rreziqeve per sektorin bankar eshte bere me i larmishem. Ne muajt e pare te vitit 2009, ritmi i rritjes se depozitave eshte me i ulet, se ai i shenuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Pavaresisht angazhimit te grupeve bankare zoteruese per te mbeshtetur veprimtarine kredituese te filialeve te tyre ne vendin tone, mundesia e sektorit bankar per te kredituar ne menyre te qendrueshme do te kushtezohet nga qendrueshmeria e rritjes se depozitave. Treguesit e dy muajve te pare te vitit 2009, konfirmojne pritshmerine per nje renie te ritmit te rritjes se kredise gjate vitit 2009. Kjo situate, sipas Bankes se Shqiperise, do t'i beje bankat me te kujdesshme ne perzgjedhjen e projekteve qe do te financojne, si edhe ka mundesi te orientoje veprimtarine e kreditimit ne afate me te shkurtra dhe drejt monedhes kombetare, per te cilen ato kane mundesi te sigurojne burime me te qendrueshme financimi. Keshtu stimuli me i ulet financiar qe mund te jape sektori bankar ne plotesimin e nevojave per financim te sektorit privat dhe atij publik, perfaqeson nje tjeter faktor kufizues me te cilen do te perballet rritja ekonomike e vendit gjate vitit 2009, sqaron me tej Banka e Shqiperise. Nderkohe per sa i takon rezultatit financiar te sektorit bankar, ai pritet te jete me i dobet gjate ketij viti, si rezultat i renies se te ardhurave nga interesat dhe per shkak te renies se kreditimit dhe ndryshimit te struktures se interesave, rritjes se kostos se pergjithshme te veprimtarise si edhe rritjes se fondeve rezerve per kredine.

Masat, Banka e Shqiperise do te forcoje kontrollin

Banka e Shqiperise do te kerkoje nje forcim te kontrollit te strukturave drejtuese te bankave, mbi veprimtarine e institucioneve te tyre. Kjo do te behet ne perputhje me nevojen per t'iu pershtatur kerkesave te shtuara per informacion nga ana e Bankes se Shqiperise, per njohjen ne kohe reale te zhvillimeve ne veprimtarine bankare. Ne menyre te posacme, Banka e Shqiperise kerkon nga aksioneret e bankave, qe te jene te gatshem qe ne rast nevoje te shtojne kapitalin dhe te ruajne linjat e financimit per filialet e tyre, qe veprojne ne Shqiperi. Brenda parametrave te nje veprimtarie te sigurt bankare dhe ne perputhje me kerkesat e kuadrit rregullativ mbikeqyres, sektori bankar duhet te shfrytezoje mundesite ekzistues, per te kryer rolin e tij te rendesishem ne ndermjetesimin financiar dhe ne mbeshtetjen e rritjes ekonomike te vendit. Krahas pranise se vazhdueshme ne media per sqarimin e publikut, Banka e Shqiperise ka vendosur nje regjim te perforcuar te monitorimit te zhvillimeve, duke nisur nga marrja e nje informacioni ditor kryesisht per zhvillimet ne situaten e likuiditetit te sektorit bankar dhe se fundi edhe per ato te kredise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›