E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i tregut bankar per 2008, fitimi 70 milione dollare

Pavaresisht krizes financiare qe perfshiu mbare globin vitin qe shkoi, fitimi ne sektorin bankar ne fund te vitit 2008, ishte pozitiv per rreth 7.3 miliarde leke, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise. Nga ana tjeter, aktivet ne sektorin bankar vitin qe shkoi arriten ne 834.1 miliarde leke, duke zene rreth 86 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) dhe duke qene 12.3 per qind me te larta ne krahasim me fundin e vitit 2007. Por sipas Bankes se Shqiperise, rritja e ndjeshmerise se publikut per sigurine e kursimeve te tyre ne sektorin bankar, e perqendruar ne tremujorin e fundit te vitit per shkak te zhvillimeve ne krizen financiare nderkombetare, ndikoi ne uljen e ritmit te rritjes se veprimtarise bankare gjate vitit 2008. Nga shifrat e 2008, rritja vjetore e depozitave te sektorit bankar per te gjithe vitin ishte 2 per qind, krahasuar me rreth 20 per qind qe ishte ne vitin 2007. Paqendrueshmeria e ecurise se depozitave ndikoi edhe veprimtarine e ndermjetesimit te sektorit bankar, duke u shoqeruar me ngadalesim te ritmit te rritjes se kredise. Keshtu, gjate vitit qe shkoi, ritmi i rritjes vjetore te kredise ishte rreth 35 per qind, kundrejt rreth 48 per qind ne vitin 2007. Edhe ngadalesimi i ritmit te rritjes se kredise u perqendrua ne fund te vitit. Ne perfundim, ne fund te dhjetorit 2008, kredia zinte rreth 43 per qind te totalit te aktiveve te sektorit bankar, duke u ngjitur ne rreth 37 per qind te PBB. Ne fund te vitit 2008, kapitali aksioner i sektorit bankar zinte rreth 8.6 per qind te totalit te aktiveve, krahasuar me rreth 7.6 per qind ne fund te vitit 2007. Cilesia e portofolit te kredise, e treguar prej raportit "vlera e kredive me probleme ndaj vleres se pergjithshme te portofolit te kredise" shenoi renie gjate vitit 2008, duke arritur ne nivelin 6.6 per qind ne fund te vitit. Rritja e ketij raporti, ka qene e perqendruar kryesisht ne tremujorin e fundit, dhe krahas efektit statistikor qe vjen si rezultat i renies se ritmit te kredise ne kete periudhe.

Fitimi ne sektorin bankar vitin qe shkoi, ka rezultuar mbi 70 milione dollare. Nga shifrat e 2008, rritja vjetore e depozitave te sektorit bankar per te gjithe vitin ishte 2 per qind, krahasuar me rreth 20 per qind qe ishte ne vitin 2007.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›